Uji Dea

“Vali Ranch” mbetet resorti më i kompletuar turistik e argëtues

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – “Vali Ranch” i pagëzuar si “Qyteti i Bardhë”, i ka të gjithë në një vend. Aty mund të pushosh, argëtohesh, të bësh foto artistike, të shijosh natyrën e bukur dhe të gjitha resortet përcjellëse, që mund t`i ketë një gjigant turistik. Qindra mërgimtar vazhdojnë ta frekuentojnë këtë vend të bukur e magjepsës. Pothuajse vizitor ka nga të gjitha trojet shqiptare dhe për këtë meritor është pronari i saj Fehmi Fetahi i cili me shumë mburrje tregon për tërë këtë investim kapital që thotë se ia ka dedikuar Kosovës dhe popullit të saj.

Ambiente dhe hapësira gjelbërimi mund të shohësh kudo në resortin “Vali Ranch”.
Në çdo cep të këtij resorti më të madhit në rajon mund të takosh vizitor nga të gjitha trojet shqiptare dhe në çdo kënd mund të hasësh kategori të ndryshme të shoqërisë.

Një vend ideal për rekreacion e pushim, një vend përrallor dhe i ëndrrave për qiftet e reja dhe dasmat shqiptare. Askund më mirë dhe më funksional nuk mund të hasësh lokale e vende argëtimi e freskie. I ndërtuar dhe dizajnuar me një shije të veçantë, me një laramani peizazhesh që e bëjnë këtë kompleks me vlera artistike.

“Vali Ranch” andaj vazhdon të mbetet resorti më i kompletuar në rajon për shërbime, cilësi dhe mikpritje. “Unë vijë nga Kumanova me familje pothuajse çdo vikend sepse këtu na pëlqen, meqë i kemi të gjitha në një vend” shprehet Suadi nga Kumanova.

Familje të tëra frekuentojnë këtë qytet madhështor që tashmë është shndërruar në adresë për të gjithë shqiptarët.

Dhe ky investim kapital dhe ky zbukurim nuk erdhi rastësisht dhe jo se jo i pamenduar mirë. Ishte pronari i saj Fehmi Fetahi që e solli këtë perlë shqiptare në trekëndëshin e lindjes për t`i bërë bashkë shqiptarët e Preshevës, Kumanovës, Bujanocit, me ata të Kosovës dhe më gjerë.

UBT

“Po në fakt ideja ishte e mirë dhe konkrete. Doja të bëja diçka të veçantë, diçka që do e kënaqte syrin e çdo njeriu. Besoj se ja kemi arritur sepse tashmë “Vali Ranch” ka tejkaluar edhe kufijtë ndërkombëtar” shprehet me shumë kënaqësi Fehmi Fetahi për rajonipress.

“Vali Ranch Resort” është vendi i lumtur për të gjithë” është motoja e këtij resorti.

Por, Fehmi Fetahi thotë se nuk do të ndalet vetëm me kaq. “Shkaku i pandemisë i kemi ndërprerë edhe projektet shumë serioze që pritet të ndodhin në të ardhmen. Kemi ambicie serioze që ta bëjmë edhe më praktikë dhe më gjigant kompleksin” shprehet Fetahi.

Në mbrëmje “Vali Ranch” të ngjanë në një lagje të Nju Jorkut apo Stambollit. Aty ka frekuentim të shumtë dhe i sheh të gjitha kategoritë. “Këtu ka siguri për të gjithë sepse kujdesemi maksimalisht që klientët tanë të kalojnë momente të paharruara. Kemi edhe raste të shumta të dasmave dhe qiftet e shumta vijnë nga e mbarë Kosova dhe trojet shqiptare. Ata bëjnë foto, ecin nëpër hapësirat e kompleksit dhe ndahen bukur dhe nuk do i harrojnë kurrë këto momente” u shpreh pronari Fehmi Fetahi.

Vërtet një qytet i tërë me një varg kompleksesh e zbukurime të shumta e përcjellin resortin që tashmë është i përgatitur maksimalisht për mikpritjen e mysafirëve. /rajonipress/