Eko Higjiena

“Vali Ranch” dhe Albina Kelmendi kujdesen për pjesën argëtuese të përvjetorit të Pavarësisë

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Për 13 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës resorti më i kompletuar në regjion “Vali Ranch” do të kujdeset që sonte duke filluar nga ora 17.00, bashkë me këngëtaren Albina Kelmendi që kjo ditë e veçantë të shënohet edhe me pjesën argëtuese. Ky përvjetor është shumë i veçantë sepse na ka goditur një pandemi e panjohur, por ne nuk do të dorëzohemi, përkundrazi me pak atmosferë festive do të jemi bashkë, ashtu siç kemi qenë bashkë edhe në shpalljen e Pavarësisë shprehet Fehmi Fetahi.

Për nder të përvjetorit të 13-të të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës “Vali Ranch” me këngëtaren e njohur Albina Kelmendi, për pak qaste do të kujdesen që ky përvjetor të shënohet edhe me atmosferë festive.

Fehmi Fetahi i cili enkas erdhi nga Zvicra për tu kujdesur që kjo ngjarje mos të ikë pa u shënuar tha se edhe në momente të vështira duhet të ekzistojë argëtimi dhe atmosfera.”Ne jemi kah fundi i kësaj të keqeje dhe po bëjmë çmos të mos të dorëzohemi. Nuk e kishim aspak të lehtë, por falë zotit që Kosova ka një rini të shëndoshë dhe një popullatë shumë aktive, dhe ky është edhe fakti që kemi më pak raste në rajon” u shpreh Fetahi.

KKVITI

“Ky përvjetor është shumë i veçantë sepse na ka goditur një pandemi e panjohur, por ne nuk do të dorëzohemi, përkundrazi me pak atmosferë festive do të jemi bashkë, ashtu siç kemi qenë bashkë edhe në shpalljen e Pavarësisë” shprehet Fehmi Fetahi.

Fehmi Fetahi thotë se qytetarët duhet të argëtohen dhe të gjejnë pak momente çlodhjeje e argëtimi edhe në këto situata delikate, ndërsa do të jetë këngëtarja Albina Kelmendi ajo që sonte duke i respektuar të gjitha masat Anti Covid, do të shënojë e përjetojë këtë ditë të veçantë tha Fetahi.

“Ne nuk guxojmë të dorëzohemi, jemi para një situate shumë të rëndë sepse gastronomia është goditur tmerrësisht keq dhe shpresoj shumë që Qeveria e ardhshme mos të ndërmarrë masa që e rëndojnë edhe më shumti gjendjen. Ne duhet të mësohemi edhe me këtë pandemi dhe duhet të jetojmë e punojmë çdo ditë” tha Fetahi./rajonipress/