ARKATANA

Valentina premton fuqizim të gruas

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Drejtori i misionit të OSBE-së në Gjilan, Ulrich Biffar, i shoqëruar nga përgjegjësja për barazi gjinore Sadete Tërnava, kanë vizituar sot kryesuesen e sapozgjedhur të Kuvendit Komunal të Gjilanit, zonjën Valentina Bunjaku Rexhepi, të cilët i uruan asaj për marrjen e detyrës.

Ata kanë shprehur gëzimin e tyre që në krye të institucionit më të rëndësishëm komunal është zgjedhur një grua.

UBT

Zonja Sadete Tërnava kërkoi nga kryesuesja që ta funksionalizoj grupin e grave, duke shpresuar dhe besuar që gruaja të ketë pozitë të rëndësishme në vendimmarrje.

Nga ana tjetër, kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Valentina Bunjaku Rexhepi pasi ka falënderuar z. Biffar dhe zonjën Tërnava për vizitën, ka thënë se do të punoj që gruaja të fuqizohet sa më shumë në Gjilan, përderisa për këtë ka marrë garanca nga kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.