RCCOLA

Valentina, menaxherja e restorantit luksoz buzë liqenit të Cyrihut

/ 6 minuta lexim

Valentina Ramaj është menaxhere e suksesshme e cila drejton njërin ndër “Top” restorantet më luksoze të Cyrihut e më gjerë “Seerose” buzë të liqenit të Cyrihut.


Menaxherët e mirë i kuptojnë parimet themelore të menaxhmentit, dhe përdorin një gamë të gjërë të atyre parimeve për të drejtuar nevojat individuale dhe unike në punën e tyre.

Rastave të suksesshme të shqiptarëve në Zvicër, pa dyshim i shtohet edhe Valentina Ramaj, një menaxhere e suksesshme në restorantin superluksoz “Seerose” në Cyrih, shkruan albinfo.ch.

Zvicra pa dyshim se është një nga shtetet evropiane, ku mundësia e arsimimit, punësimit, deportimit në karrierë dhe formimit profesional e etik është shumë e madhe. Kjo i ka shërbyer edhe Valentinës si mundësi e artë që të jetë një menaxhere e suksesshme. Në fakt, ky sukses është fryti i punës së vazhdueshme, sistematike e konsistente e një femre menaxhere e përkushtuar, siç është Valentina Ramaj.

Ajo ka një biografi intresante, është lindur në Viti të Kosovës, por prej vitesh jeton dhe vepron në Zvicër, aty ku edhe e ka përfunduar shkollimin e saj.

“Jam nga komuna e Vitisë, nga fshati Stublla e Epërme. Në viti 1991 kam ardhur në Zvicër me familje, ne kantonin e Lucernit dhe aty direkt kam filluar “Kindergarten”. Fillimisht ishte e vështirë për mua, sepse nuk dija si një fëmijë se ku kam ardhur, nga një shtet i varfër, në një shtet të pasur, nuk e dija as gjuhën, por me fillimin në “Kindergarten” fillova ta mësoj gjuhën, traditat zvicerane, pa i harruar asnjëherë ato shqiptare, të krijoj rrethin tim shoqëror etj.”, tregon Valentina.

Lidhur me ambientimin në këtë shtet, Valentina tha se me kalimin e kohës nuk e ka pasur fare problem shoqërimin e saj në rrethin zviceran dhe po ashtu në arritjet e saj profesionale, përkundrazi e kanë ndihmuar.

“Personalisht për mua nuk ka qenë e vështirë të ambientohem me njerëz që jetojnë në Zvicër, me zviceranë, apo nacionalitete të huaja. Mendoj kjo është personale, pra lidhet me personaitetin e njeriut, se si je, si dëshiron të dukesh para të tjerëve, pastaj në çfarë shoqërie dëshiron të integrohesh, e gjitha kjo varët nga vetja se çfarë zgjedh. Dhe nuk kam pasur asnjëherë personalisht problem lidhur me këto”, shprehet ajo.

Valentina që në moshë të re është punësuar, për t’u bërë e pavarur dhe për të fituar eksperienca të ndryshme në jetën e saj. Ajo tani që tre vjet është menaxhere e restorantitn “Seerose” dhe udhëheq një stafë mbi 50 punëtorë.

“Tani jam menaxhere e një restoranti super-lukzos në buzë të liqenit të Cyrihut, i cili ka 52 punëtorë. Për mua nuk është fare e vështirë menaxhimi, normalisht ka angazhim të madh, por mendoj se kur puna bëhet me shumë pasion, patjeter se ia del të gjithave. Ka tri vjet që menaxhoj restorantin “Seerose”, i cili është shumë i njohur në kantonin e Cyrihut dhe sidomos gjatë sezonit të verës kemi mysafirë nga e gjithë Zvicra dhe bota në përgjithësi”.

Tutje Valentina tregon se në restorantin e saj ka pritur shumë politikanë të njohur nga Zvicra, pastaj edhe personalitete me famë botërore, siç është si Beyoncé, Jay-Z, Daniel Craig, James Bond, e shumë të tjerë.

E pyetur nga Albinfo.ch se çfarë ofron më shumë restoranti lidhur me organizimet për eventet të ndryshme, Valentina tregon se restoranti ku ajo e menaxhon është shumë i njohur për lloje të mishit, veçmas peshqit janë shumë të kërkuar, por kjo varet edhe nga sezona, se çfarë specialitete ofron restoranti.

Mobi Casa

“Kemi shumë rezervime gjatë verës, evente kem çdo vikend, sidomos eventet nga kompanitë e ndryshme, organizme të dasmave, fejesave dhe ditëlindjeve. Eventet zakonisht i menaxhoj unë dhe një punëtore që e çmoj shumë për punën e saj të shkëlqyeshme”.

Përveç zviceranëve dhe nacionaliteteve të tjera, restoranti është shumë i frekuentuar edhe nga shqiptarët.

“Kemi shumë mysafirë zviceranë, internacionalë dhe patjetër se ka edhe shqiptarë, sepse Cyrihu dihet se ka shumë shqiptarë si nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.

Mund të jetë një imazh i 1 person, i ulur dhe ambiente të brendshme

Menaxhere e shumë hoteleve dhe restoranteve zvicerane

Valentina ka ushtruar profesionin e menaxheres në disa hotele dhe restorante të Zvicrës, që në moshën 23-vjeçare.

“Si 23-vjeçare kam filluar me menaxhimin e një restoranti italian, në të gjitha dimensionet. Po ashtu kam qenë menaxhere e një hoteli në Zvicër. Kam menaxhuar një bar, vend shumë ineresant në “Hotel Riverside”, ku isha për 5 vjet menaxhere. Pastaj kalova si menaxhere në “Hotel Savoy” në qendër të Cyrihut dhe aty isha bar-menaxhere për rreth 5 vjet”, tregon ajo.

Ky profesion Valentinës i ka mundësuar të njohë shumë njerëz dhe shumë personalitete të mëdha botërore. E pyetur për takimet e saja më speciale në karrieren e saj deri më tani, Valentina tregon se takimi me aktoren Scarlett Johansson dhe George Clooney ishte mbreslënëse.

“Kur isha menaxhere në “Hotel Savoy”, momenti më special për mua ishte kur e kam takuar aktoren amerikane, Scarlett Johansson dhe po ashtu në një tavolinë jam ulur edhe me George Clooney, një njeri shumë i mirë, i thjeshtë dhe aspak mendjemadh, përkundër famës. Këto dy takime më kanë lënë shumë përshtypje”.

“Kosovën e kam shumë thellë në zemër”

Valentina është shumë i lidhur me vendlindjen, ajo tregon se Kosovën e ndjen thellë në zemër. Pothuajse çdo vit ajo e viziton 6 deri në 7 herë Kosovën, pasi është e lidhur shpirtërisht dhe emocionalisht me vendlindjen e saj.

“Me Kosovën jam shumë e lidhur, e vizitoj shumë shpesh, 6-7 herë në vit. Shkoj si për pushime verore, ashtu edhe brenda vitit, qoftë edhe për 3-4 ditë, sepse e kam shumë thellë në zemër dhe kënaqem kur jam atje. Kur dëgjoj që flitet shqipja, në gjuhën që flasim edhe në shtëpi, më përmbushet zemra më shumë emocione”, përfundon Valentina. /Albinfo.ch