RCCOLA

Valentina me komplimente për Lutën: Kurrë nuk ka pasur më shumë nevojë Gjilani, sesa sot, për figurat si lideri Lutfi Haziri

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Kurrë nuk ka pasur më shumë nevojë Gjilani, sesa sot, për figurat si lideri Haziri. Zhgënjimi me ndryshimin në Gjilan edhe më shumë po e rrit vlerësimin maksimal për qeverisjen e jashtëzakonshme të liderit Lutfi Haziri ka shkruar deputetja Bunjaku.

Postimi i plotë:
Sot patëm takim me strukturat e LDK-së në Gjilan dhe Kryetarin e Degës, Lutfi Hazirin.
Shprehëm shqetësimin e madh për bllokimin e çdo projekti kapital në Gjilan, veçanërisht bllokimin dhe zvarritjen e hyrje-daljeve e zgjerimin e rrugës Gjilan-Prishtinë, Gjilan-Bujanoc duke dëmtuar edhe bizneset, vonimin e impiantit të ujërave të zeza, rishpalljen e tenderit të Autostradës së Gjilanit dhe mungesën e finalizimit të sheshit të gjatë dhe moskryerjen e Stadiumit të qytetit.

UBT

Kurrë nuk ka pasur më shumë nevojë Gjilani, sesa sot, për figurat si lideri Haziri. Zhgënjimi me ndryshimin në Gjilan edhe më shumë po e rrit vlerësimin maksimal për qeverisjen e jashtëzakonshme të liderit Lutfi Haziri./rajonipress/