United Hospital

Valentina mburret me të arriturat gjatë vitit 2014

/ 6 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Valentina Bunjaku Rexhepi thotë për rajonipress se në vitin 2014 Asambleja Komunale ka kryer shumë punë duke treguar një transparencë të plotë dhe duke miratuar shumë vendime të rëndësishme që lidhen me përmirësimin e jetës së qytetarëve. Kemi treguar përkushtim, seriozitet dhe përgjegjësi qytetare. Edhe opozita është treguar konstruktive shprehet ajo.

Valentina Bunjaku Rexhepi nuk heziton të fsheh mburrjen e saj për punën e bërë gjatë vitit 2014. Ajo në një prononcim për rajonipress tregon për sfidat, suksesin dhe të ardhmen që pritet të bëjë Asambleja Komunale e Gjilanit.

“Vetëm ditët na ndajnë nga përmbyllja e vitit kalendarik e që për ne koincidon edhe me një vit qeverisje me Gjilanin, e ku unë nga pozita e Kryesueses së Kuvendit Komunal të Gjilanit, do të veçoja aktivitetet që kanë përcjellë legjislativin lokal ku gjatë këtij viti kemi proceduar me një varg çështjesh të rëndësisë së veçantë e që mundë të them se Kuvendi Komunal i Gjilanit, falë përkushtimit tonë të madh si dhe sinqeritetit të treguar në trajtimin e çështjeve të rëndësishme që kanë të bëjnë me avancimin e jetës së qytetarëve po merret si model edhe nga institucionet e rëndësishme dhe njëkohësisht po vlerësohemi nga organizata që merren me monitorimin e institucioneve tona” shprehet ajo.

Sipas saj Kuvendi gjatë këtij viti ka mbajtur gjithsejtë 19 seanca prej tyre dymbëdhjetë të rregullta, dy të jashtëzakonshme, tri solemne dhe dy komemorative si dhe në kuadër të komiteteve ishim mjaft aktiv duke mbajtur takime të rregullta. Do përmendja miratimin me shumicë absolute të votave të statutit të komunës e në të cilin statut ka ndryshime të theksuara që direkt ndikojnë në realizmin e programit tonë qeverisës për një Gjilan të zhvilluar dhe me një ekzekutiv që i përshtatet kërkesave të komunës tonë.

”Duke e ditur se Gjilani ballafaqohet me probleme bukur të mëdha ne me punë intensive kemi arritur të procedojmë numër rekord të lëndëve si dhe të nxjerrim vendime të rëndësisë së veçantë dhe ç`do herë në interes të krijimit të mundësive sa më të mira për tu zhvilluar jeta si institucionale po ashtu edhe në sfera të tjera e që si organ më i lartë i legjislativit lokal kemi për obligim të punojmë në këtë drejtim. Në kuadër të kësaj do veçoja fushatën me moto “Pak nga ne shumë për ata” aktivitet që po ndikon në zbutjen e problemit të strehimit të familjeve pa kulm mbi kokë, për këtë aktivitet human Kuvendi Komunal i Gjilanit, ka ndarë 100 mijë euro dhe besojmë se me këtë nismë kryetari Lutfi Haziri ka bërë një hap shumë të rëndësishëm që do të ndikojë direkt në zbutjen e problemeve të natyrës sociale që për vite ka përcjellë Komunën e Gjilanit”.

Uji Dea

Kryesuesja e Kuvendit thotë se është për tu vlerësuar lartë edhe fryma e bashkëpunimit në mes grupeve politike të përfaqësuara në kuvend, gjë që na ka mundësuar të punojmë bashkërisht dhe të bëjmë më të mirën e mundshme në miratimin e vendimeve që janë adresuar në Kuvendin Komunal të Gjilanit, bashkëpunimi i mirë me Kryetarin Haziri si dhe raportet me ekzekutivin në përgjithësi kanë ndikuar që Kuvendi të ndikoj pozitivisht në kthimin e besimit të qytetarëve në institucionet e Gjilanit, me këtë rast do përmendja edhe zgjedhjen time Kryesuese e Kolegjiumit të Kryesuesve të Kuvendeve komunale të Kosovës nga e cila pozitë besoj që po jap një kontribut mjaft të theksuar edhe në të mirë të Gjilanit. “Ne me angazhimet tona serioze kemi arritur të thyejmë paragjykimet politike dhe të marrim vendime të drejta në favor të qytetarëve, thënë drejtë, qasja jonë e sinqertë ka bërë që asambleja komunale thjeshtë mos të jetë arenë politike, por aty të punohet dhe vendimet tona të kenë vlerë dhe si të tilla të gjejnë zbatim në të gjitha fushat e qeverisjes lokale të Gjilanit. Ishte një vit i angazhimeve të mëdha, ku kemi mbajtur seanca të shumta në të cilat thuajse me votim absolut janë marrë vendime si dhe janë trajtuar çështje të natyrave të ndryshme për të cilat mundë të them se kem treguar sinqeritet dhe kemi arritur të gjejmë zgjidhje që besoj se për kohën janë të drejta”.

Valentina Bunjaku Rexhepi tha se qëllim i yni që nga fillimi ishte që e tërë puna jonë të jetë transparente dhe kemi arritur që në këtë drejtim t`jemi kampion në nivel nacional, me çka sot kemi mundësuar që ç`do qytetar i Komunës së Gjilanit, të njihet me vendimet që procedojmë dhe marrim si legjislativ lokal dhe ç`do ditë e më shumë po arrijmë të jemi sa më afër qytetarëve si me tubime publike po ashtu edhe duke pritur qytetarët në takime direke për të cilën ne kemi krijuar edhe kalendar me ditët e hapura ku ekskluzivisht merremi me dëgjimin e halleve si dhe angazhohemi në zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohen ata.

“Ne në vazhdimësi po zhvillojmë vizita edhe në teren si vizita familjeve që janë të prekura nga probleme të natyrave të ndryshme po ashtu edhe vizita të zonave më të thella rurale me qëllim të njohjes më të mirë me kushtet që jetojnë si dhe ndërmarrjen e masave në përmirësim të kushteve për jetë më të mirë të banorëve që jetojnë aty”.

Duke folur or rolin e opozitës kryesuesja tha se ne e kuptojmë që edhe opozita ka qëllimet e saja, ndodhë që ndonjë herë të ketë reagime nga ana e tyre, por besoj që edhe kjo kurrë nuk i kalon limitet e privatësisë është diçka që ndikon pozitivisht në mbarëvajtje të aktiviteteve të Kuvendit të Komunës. “Në fund konstatoj se gjërat nuk ndryshojnë brenda ditës, por ndryshimi vjen më shpejt nëse punojmë bashkë në zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohen qytetarët tanë. Jemi në përmbyllje të vitit, andaj qytetarëve të Komunës së Gjilanit i uroj për një vit të mbarë e duke i siguruar që institucionet e Komunës së Gjilanit në vazhdimësi do të punojnë në krijimin e kushteve për jetë më të mirë, për shkollim cilësorë, shëndetësi dhe mirëqenie dinjitoze, ç`do herë do të jemi avokat në mbrojtje të të drejtës tuaj dhe në vazhdimësi do punojmë në zgjidhjen e ç`do problemi me të cilin ballafaqoheni ju” tha Bunjaku- Rexhepi./rajonipress/

Mund të ju interesoj: