FIDANISHTJA

Valentina falënderon gjermanët

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Ndihmat nga qarku Günzbur kanë mundësuar operimin e vajzës 14 vjeçe nga Kosova, Valentina Gashi

Kush e ka parë vështrimin e pikëlluar të Valentina Gashi në “Günzburger Zeitung” vështirë të besonte në ndryshimin e gjendjes së saj. Vajzës që “deri dje” kishte vuajtur nga një formë e rëndë e skoliozës (shtrembërimit të boshtit kurrizor) sot i buzëqesh fytyra.

Babi i saj, Afrim Gashi kishte vënë në lëvizje gjithçka për të sjellë të bijën në Gjermani për ta operuar. Ndërsa për të kërkuar ndihma për operacionin që kushtonte rreth 25 mijë euro, i ishte drejtuar edhe gazetës “GZ” më lartë. Familja Gashi kishte jetuar në Günzburg mes vitreve 1992-2000 ndërsa Valentina kishte lindur po aty, në vitin 1998.

Lexuesit e “GZ”kanë mbledhur rreth 4300 euro për Valentinën. Ndërsa pjesën më të madhe të shumës e kane mbuluar dy dhurues anonimë, thotë Afrim Gashi. Ata të dy kishin derdhur paratë e tyre drejtpërdrejtë në xhirollogarinë e klinikës Schön në Neustadt.

FIDANISHTJA

Valentina e ka tejkaluar mirë operacionin. “Kam edhe më tutje pak dhembje por jam shumë më mirë”, përkthen Afrimi fjalët e vajzës.

Valentina tash ka ardhur me një buqetë lulesh në redaksinë e GTZ dhe mirënjohja i lexohet në fytyrë. “Pa lexuesit e gazetës tuaj nuk do t`ia dilnim”, thotë Afrim Gashi.

Me shtrembërimin e boshtit kurrizor, në një fazë të përparuar të sëmundje, Valentina e mbante kokën shtrembër. Operimi në Gjermani, çfarë, sipas Afrimit, nuk ishte e mundur të realizohej në Kosovë e ka shpëtuar vajzën nga një fat i rëndë.

Gashi flet me mirënjohje për trajtimin që i është bërë të bijës në spital. “Kurrë nuk kam parë një spital kaq të bukur. Ne nuk mundeshim tash të shkonim në Kosovë pa ju thënë njëherë faleminderit”, ka thënë ai.(albinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.