FITORJA

Valentina e LDK’së mblodhi më shumë përkrahës sesa koalicioni i natës në palestër!

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Mbi 500 anëtarë të familjes Bunjaku dhe Rexhepi kanë dhënë mbrëmë mbështetje të fuqishme familjares së tyre, kandidates për deputete nga radhët e LDK-së në Gjilan, Valentina Bunjaku Rexhepi.

Nënkryetari i LDK-së në nivel qendror, Lutfi Haziri, e ka përshëndetur këtë tubim, duke e vlerësuar si më masovik se ai në palestër i rivalëve.

“Mbështetja kaq masive e këtyre dy familjeve të respektuara, është shumë e rëndësishme për të ardhmen politike të Valentinës. Pra, suksesi determinohet kur të mbështetë familja. Kjo tregon që familja për ne është e shenjtë. Pra, ne si LDK bazën e kemi në familje, punojmë për shtet dhe besimin e kemi në Zot. Ju keni treguar që më shumë ka njerëz në këtë sallë sesa në tubimin e rivalëve në palestër”, tha Haziri.

GRANDEMALL

Haziri tha se Bunjaku Rexhepi do të jetë përfaqësuese e denjë e familjes dhe e gjilanasve në Kuvendin e Republikës.

Ndërsa, kandidatja Valentina Bunjaku Rexhepi ka falënderuar kryetarin Haziri dhe familjet e saj, Bunjaku e Rexhepi, për mbështetjen kaq të madhe në rrugën e saj drejt Kuvendit të Republikës.

“Kjo përkrahje e familjarëve të mi dhe e kryetarit Haziri më bënë shumë krenare dhe të sigurtë se do t’ia dalë suksesshëm kësaj sfide. Iu jap fjalën se do të jem zë i fuqishëm i juaji e i Gjilanit në Kuvendin e Kosovës dhe do të punoj me krejt kapacitetin tim intelektual e njerëzor për të mirën e vendit”, tha Bunjaku Rexhepi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.