RCCOLA

Valentina Bunjaku zgjidhet nënkryetare e Forumit të Gruas së LDK-së në nivel qendror

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Gjilan – Jam krenare që gjithmonë zgjidhem, e nuk emërohem. LDK-ja, një parti në ardhje në qeverisje! Një reformë e vërtetë me plot prurje të reja ka shkruar Valentina Bunjaku Rexhepi.

Postimi i plotë:

Sot në Mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Forumit të Gruas së LDK-së, u zgjodha Nënkryetare e këtij Forumi në nivel qendror. Falënderoj të gjitha vajzat e gratë e Degës Lokale, për mbështetjen e fuqishme si Kryetare Forumit të Gruas në Gjilan, përkrahjen nga Kryetari i Degës, z.Lutfi Haziri dhe tash mirënjohëse edhe për të gjitha gratë e Kosovës dhe Kryetaren e Forumit të Gruas në nivel qendror, Jehona Lushaku-Sadriun dhe mirënjohës për mbështetjen edhe nga Kryetari i LDK-së, z.Lumir Abdixhiku.

Hidromorava

Jam krenare që gjithmonë zgjidhem, e nuk emërohem. LDK-ja, një parti në ardhje në qeverisje! Një reformë e vërtetë me plot prurje të reja!
Ju falënderoj nga zemra.