Valentina Bunjaku Rexhepi: Kosova po bëhet me ushtri, çfarë gëzimi dhe lumturie kombëtare

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Si deputete, po ndihem shumë fatlume dhe shumë krenare që do ta votoj shndërrimin e FSK-së në ushtri! Vetë dora do të shkojë tek “Yes”, për ushtrinë e Kosovës! Kosova po bëhet me ushtri, çfarë gëzimi dhe lumturie kombëtare, e jashtëzakonshme ka shkruar Valentina Bunjaku Rexhepi.

KKVITI

“Ishte ëndërr e presidentit historik Ibrahim Rugova, me vizionin për pavarësi e ushtri të Kosovës! Ju kujtohet kënga e famshme e Adelina Ismajlit “Ushtrinë time do ta bëj me…”, por ja që njeriu që punoi më së shumti, e mori herët vdekja e kobshme! Kosova me ushtrinë e saj do të jetë shtet në harmoni të plotë me SHBA-të, superfuqinë e botës! Sot Amerika po bëhet mbështetësja vendimtare për ushtrinë dhe Kosovën e pavarur! Faleminderit shumë e shenjta SHBA! Faleminderit shumë veteranë që vërtet ishit pjesëtarë të UÇK-së! Urime qytetarë dhe miqtë e mi ushtria e Kosovës! Shumë gëzim e na ruajtë Zoti djemtë e vajzat e ushtrisë më të re në botë! Sukses i jashtëzakonshëm dhe e drejtë e çdo shteti të pavarur! Urime 1000 herë ky çast historik” ka shkruara deputetja Valentina Bunjaku Rexhepi./rajonipress/