Mobi Casa

Valentina Bunjaku Rexhepi: E diela, të bëhet ditë pushimi në Gjilan

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Deputetja e Parlamentit të Kosovës Valentina Bunjaku Rexhepi ka kërkuar që dita e diel edhe në Gjilan të jetë ditë pushimi. Një jetë kemi dhe duhet jetuar të gjithë me dinjitet. Çdo të diele pushim, edhe në qytetin tonë ka thënë Bunjaku.

Postimi i plotë i deputetes Valentina Bunjaku Rexhepi

Mobi Casa

Vërtet, dita e diel, duhet të bëhet ditë pushimi edhe në Gjilan. Punëtorët duhet të kenë pushim të mjaftueshëm, kohë të lirë për familjet e tyre dhe të argëtohen. 40 orë në javë, mjaftojnë. 8 orë punë, 8 gjumë dhe 8 pushim në ditë. Një jetë kemi dhe duhet jetuar të gjithë me dinjitet. Çdo të diele pushim, edhe në qytetin tonë ka shkruar deputetja./rajonipress/