Uji Dea

Valentina Bunjaku-Rexhepi: Barazia gjinore duhet të përmirësohet akoma

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Për nder të 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Komiteti për Barazi Gjinore (KBGJ) në Gjilan ka organizuar një takim solemne, ku gratë kanë kërkuar të përmirësohet përfaqësimi gjinor në vendimmarrje, në të dyja nivelet e pushtetit.

Gjylshen Berisha, kryesuese e KBGJ, ka thënë se këtë ditë do ta shfrytëzojmë jo për të festuar, por për të reflektuar mbi të arriturat dhe sfidat e gruas kosovare në këto 16 vjet dhe për të kërkuar avancim të të drejtave të gruas.

Duke nënvizuar rolin e femrës në shoqëri, Berisha ka thënë se gratë tona të guximshme përpiqen çdo ditë që me kontributin e tyre në fushat ku janë të angazhuara, ta bëjnë këtë vend më të mirë për të gjithë qytetarët.

“Shoqëria kosovare ka nevojë për talentin, përvojën dhe lidershipin e grave”, ka thënë Berisha.

Valentina Bunjaku-Rexhepi, kryesuese e Kuvendit Komunal, tha se gratë nuk duhet të kënaqen me kuotën e garantuar dhe kërkoi nga femrat që të angazhohen më shumë për të përmirësuar përfaqësimin në politikë dhe vendimmarrje.

UBT

“Ne kemi shumë punë për të bërë sa i përket barazisë gjinore, duke filluar nga familja e tutje”, ka thënë Bunjaku-Rexhepi, duke nënvizuar si probleme të gruas edhe trashëgiminë, punësimin dhe çështje të tjera.

Sa i përket emërtimit të rrugëve, një proces ky në zhvillim e sipër, kryesuesja e Kuvendit Komunal i ka inkurajuar gratë që t`i dërgojnë propozimet e tyre te komisionet, por që nuk duhet të jenë emra të personave të gjallë.

Deputetet Lirie Kajtazi e Labinotë Demi-Murtezi, kanë thënë se Kosova nuk qëndron keq sa i përket legjislacionit, i cili rregullon barazinë gjinore dhe të drejtat e gruas, por sfidë mbetet zbatimi i ligjit.

Kurse Sabit Rrustemi, ish-deputet i Parlamentit të Kosovës, njëri nga hartuesit e ligjit për barazi gjinore, ka thënë se në këtë drejtim, Gjilani qëndron më mirë se komunat tjera, por ai pati vërejtje sa i përket përfaqësimit të femrës në pushtetin ekzekutiv, ku nuk është asnjë.

Mesazhet e tyre për këtë ditë, i kanë dhënë edhe Drita Maliqi, ish-deputete, Drita Klaiqi, ish-zyrtare për barazi gjinore, Shukrije Rapuca, këshilltare komunale, Sadete Tërnava (OSBE) dhe të tjera./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.