ARKATANA

Valentina Bunjaku në krye të Forumit të Gruas së LDK-së

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Kuvendi zgjedhor i Forumit të Gruas së LDK-së në Gjilan ka zgjedhur Valentina Bunjakun në krye të këtij forumi. Lirije Kajtazi e cila deri dje ishte kryetare e këtij forumi tha se ka qenë një marrëveshje e mëhershme me kuadrot e LDD-së që aderuan në LDK , për të marrë këtë pozitë dikush nga grupi i të kthyerve.

Lirije Kajtazi kryetare e Forumit të Gruas në nivel Kosove po edhe në Gjilan të shtunën ka marrë lavdërata nga Isa Mustafa për organizimin e mirë të Kuvendit Zgjedhor të Forumit të Gruas.

Madje, Mustafa tha se ky kuvend i Gjilanit duhet të jetë edhe model për komunat tjera të Kosovës dhe nëse vazhdohet me këtë pjesëmarrje dhe këtë organizim LDK edhe mund të fitojë zgjedhjet në nivel lokal dhe qendror tha Mustafa.

Ndërkaq Lirije Kajtazi ka falënderuar gratë e LDK-së për angazhimin dhe kontributin e tyre që kanë dhënë në kohërat më të vështira. Kajtazi ka kërkuar nga gratë pjesëmarrëse që të angazhohen aktivisht në jetën politike sepse kështu e rrisin vlerën e demokracisë.

Mobi Casa

Kuvendi i Forumit të Gruas të LDK-së ka zgjedhur Valentina Bunjakun kryetare të saj. Bunjaku sipas Lirije Kajtazit ka ardhë si rezultat i marrëveshjes që kanë pasur më herët me grupin e të kthyerve të LDD-së, në LDK.

Valentina Bunjaku ndërkaq është zotuar se do të punojë dhe do të angazhohet që ta avancojë rolin dhe kontributin e gruas në skenën politike gjilanase. “Gruaja duhet të jetë aktive në të gjitha sferat sepse pjesëmarrja e gruas në jetën politike është vlerë e demokracisë dhe transparencës”.

Bunjaku ka thënë se Forumi i Gruas në kuadër të LDK-së do të jetë faktor i rëndësishëm i zhvillimeve politike, meqë nuk do të jetë pasive , por do të angazhohet për të dhënë kontribut pozitiv në të gjitha fushat./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.