UBT

Valentina Bunjaku kryesuese e Asamblesë Komunale

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Me 24 vota për, Valentina Bunjaku nga LDK-ja është zgjedhur kryesuese e Asamblesë Komunale. Bunjaku tha se do të jetë zëri dhe përçuesi pozitiv i tërë punës së asamblesë dhe komiteteve të saj. PDK nuk mori pjesë fare në votim.

Valentina Bunjaku ka të drejtë të ndihet krenare pasiqë është femra e parë në historinë e Gjilanit që do të udhëheq me postin e kryesuesit të Asamblesë Komunale.

Në seancën e së martës me propozimin e Abdyl Aliut shef i grupit të LDK-së, Valentinë Bunjaku-Rexhepi është propozuar si kandidate për kryetare të asamblesë, raporton rajonipress.

Aliu duke e arsyetuar propozimin tha se Valentina Bunjaku ka dhënë një kontribut të madh në demokratizimin e shoqërisë gjilanase dhe është njëra nga femrat më aktive jo vetëm në Gjilan, por edhe në Kosovë.

FITORJA

Këshilltarët e PDK-së ndërkaq nuk kanë marrë pjesë fare në votim pasiqë sipas Sahit Abazit shef i grupit të PDK-së, çështja e kryesuesit i takon partisë në pushtet që ta zgjedhë.

Ndërsa në votim kanë marrë pjesë këshilltarët e AAK-së. Pas hedhjes në votim Valentina Bunjaku ka marrë 24 vota.

Bunjaku para këshilltarëve tha se ndihet e privilegjuar, por edhe me një përgjegjësi shtesë që të udhëheq Asamblenë. “Ju sigurojë se do të jem zëri i juaj dhe do të mundohem të jem një përçues pozitivë i tërë punës së Asamblesë Komunale” tha Bunjaku./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.