FIDANISHTJA

Valentina Bunjaku: Besimin qytetar po e kthejmë me punë të mira

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Qeverisja jonë e drejtë e udhëhequr nga Kryetari Lutfi Haziri, ç`do ditë e më shumë po dëshmon edhe në teren se ne po arrijmë që besimin qytetar ta kthejmë me punë të mira dhe falë kësaj ne po dëshmohemi se dijme dhe mundemi që vendin tonë ta drejtojmë në rrugën e zhvillimit andaj ne sot në plotëni shprehim mbështetje në realizimin e programit qeverisës që Gjilanin po e ngritë në qendër kombëtare të zhvillimeve të rëndësishme, ka thënë Valentina Bunjaku – Rexhepi.

Forumi i Gruas i Degës së LDK-së, në Gjilan, të shtunën ka mbajtur takim me kryesinë dhe përfaqësueset e nëndegëve. Takimi është drejtuar nga e para e degës në Gjilan znj. Valentina Bunjaku – Rexhepi e cila njëherit është Kryesuese e Kuvendit Komunal të Gjilanit.

Para drejtueseve të degës së Forumit të Gruas dhe përfaqësueseve të nëndegëve, ka folur Kryetarja Bunjaku – Rexhepi, e cila ka prezantuar planin e punës dhe njëherit i ka njoftuar aktivistet me organizimet që priten të ndodhin gjatë këtij viti, ndërsa me theks të veçantë ka folur lidhur me aktivitetet që F.G. do të bëjë në vigjilje të shënimit të festave si ajo e Pavarësisë po ashtu edhe për nderë të 8 marsit e ku pritet të ketë një mori aktivitetesh ne shënim të 7 marsit ditës së mësuesit dhe 8 marsit e njohur si dita e nënës.

Uji Dea

Duke folur për zhvillimet brenda F.G. të LDK-së, znj. Bunjaku – Rexhepi, ka theksuar se ne si organizatë lidere e gruas, ç`do ditë e më shumë po arrijmë të dëshmohemi si avokate e plotë në përfaqësimin dhe avancimin e pozitës së gruas në shoqëri, andaj sot më shumë se kurrë kemi të drejtë edhe të festojmë ngase femra po arrinë të ngritet si forcë e vërtetë në politikë bërje dhe në kudër të kësaj ne në ditën e nënës pra me 8 mars do të kemi një aderim të fuqishëm të femrave në LDK.

Ajo, ka theksuar se qeverisja jonë e drejtë e udhëhequr nga Kryetari Lutfi Haziri, ç`do ditë e më shumë po dëshmon edhe në teren se ne po arrijmë që besimin qytetar ta kthejmë me punë të mira dhe falë kësaj ne po dëshmohemi se dijme dhe mundemi që vendin tonë ta drejtojmë në rrugën e zhvillimit andaj ne sot në plotëni shprehim mbështetje në realizimin e programit qeverisës që Gjilanin po e ngritë në qendër kombëtare të zhvillimeve të rëndësishme, ka përfunduar Kryetarja Bunjaku – Rexhepi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.