Uji Dea

Valentina bënë skandal në një seancë direkte para publikut

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Valentina Bunjaku Rexhepi është treguar tejet e painformuar dhe joserioze derisa ka debatuar dhe polemizuar me Riad Rashitin. Valentina po del që është tejet e painformuar sepse seanca e Kuvendit jepet live dhe gazetarët e rajonipressit kanë mundësi të dëgjojnë të gjithë kuvendarët drejtpërdrejtë. Valentina tha se rajonipress po i boton menjëherë deklaratat e këshilltarëve. Keq Valentinë, shumë keq si kryesuese e një Kuvendi që po merresh me nivele të ulëta komunikimi.

Valentina Bunjaku Rexhepi kryesuese e Kuvendit në seancën e të enjtes duke polemizuar me Riad Rashitin ka akuzuar rajonipressin se po i jep deklaratat e këshilltarëve ende pa përfunduar diskutimet e tyre.

Valentina po tregohet tejet e painformuar sepse seancat janë live dhe drejtpërdrejtë dhe gazetari i rajonipress i dëgjon ato pa pasur nevojë fare të jetë i pranishëm në seancë.

Mobi Casa

Nuk e kemi të qartë prej nga këto frustrime të Valentinës, por të paktën e ka mundësin që publikisht të kërkojë falej ndryshe llogaritet skandal mediatik i kryesueses së një institucioni kredibil.

Rajonipress i vije keq për këtë nivel komunikimi dhe për këto dyshime të ulëta nga ana e kryesueses sepse ishte një reagim pa shije, dhe tejet i pabazuar./rajonipress/