RCCOLA

Valdrin Mustafa i Hannoverit, emri i ri që i bashkohet Kosovës

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Pas Florent Muslijajt një tjetër talent i skuadrës gjermane, Hannover 96 ka vendosur t’i bashkohet Kosovës. Ai është Valdrin Mustafa, të cilit FFK i uron mirëseardhje në ekipin e Dardanëve.

“Në emër të KE të FFK-së dhe stafit të ekipeve Kombëtare, falënderoj ambasadorin Beq Cufaj dhe stafin e ambasadës në Berlin, Fekmi Kongjelin e Besim Zenelin, si dhe futbollistin Valdrin Mustafa që pas bisedimeve të përbashkëta dhe insistimit të këtyre njerëzve dhe FFK-së vendosi që tash e tutje ta bartë fanellën e Dardanëve”.

“Mbi të gjitha vlerësoj dëshirën e Valdrinit për të qenë kontribuues për vendin e rrënjëve të tij, për familjen dhe popullin e tij”.

UBT

“Po ashtu, një falënderim i veçantë edhe për familjen e këtij futbollisti që e ka rritur atë në frymën patriotike. Mirë se vjen Valdrin Mustafa! Me përgjegjësi e krenari drejt sukseseve të reja!”, thuhet në letrën e urimit të kryetarit të FFK-së, Agim Ademi.

Mustafa ka luajtur për grupmoshat e Shqipërisë U-19 dhe U-21. /Telegrafi/