FITORJA

Valdete Daka: Shkarkimi im është i porositur

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Valdete Daka të hënën është shkarkuar posti i saj si kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nga Presidentja Vjosa Osmani. Daka në një konferencë për media deklaroi se shkarkimi i saj është i porositur, raporton Express

Daka deklaroi se vendimi për shkarkimin e saj është i porositur, pasi sipas saj, Presidentja ka përmbushur premtimine dhënë gjatë fushatës së fundit zgjedhore për shkarkimin e saj.

“Tashmë të gjithë e dini se dje me vendimin e saj, Presidentja e Kosovës, ka përmbushur kërcënimin dhe premtimin e dhënë gjatë fushatës së fundit zgjedhore për shkarkimin tim. Dua t’iu bëj të ditur qysh në fillim se ky është një vendim jo kushtetues dhe i pa mbështetur në ligj. Këtë e them duke u mbështetur në faktet se arsyetimi i dhënë në shkarkimin tim, jo vetëm që është i paligjshëm, kontradiktor me vetëveten, por edhe qesharak. Ky vendim i Presidentes, i bërë publik pasditen e së hënës, shihet qartë se ishte përgatitur më herët. Këtë e dëshmon edhe fakti për emërimin brenda pak minutave të kryetarit të ri të KQZ-së”, ka deklaruar Daka.

Daka tha se kërcënimet publike të Presidentes Osmani kanë nisur ngta janari i vitit 2021, në kohën kur ajo dhe shumica e anëtarëve të KQZ-së kanë mbrojtur aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për të mos lejuar kandidimin për deputetë të personave të shpallur fajtor për vepër penale në tri vitet e fundit.

GRANDEMALL

“Kërcënimet publike të Presidentes Osmani kanë nisur që nga janari i vitit 2021, në kohën kur unë si Kryetare dhe shumica e anëtarëve të KQZ-së, edhe përkundër presionit të madh, ishim në mbrojtje të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për të mos lejuar kandidimin për deputetë të personave të shpallur fajtor për vepër penale, në tri vitet e fundit, me vendim përfundimtar të gjykatës. Vetëm një ditë pas vendimit të KQZ-së për moscertifikim të këtyre personave, më 23 janar, UD e Presidentes së Kosovës, përmes një video-mesazhi kishte kërcënuar publikisht me shkarkim anëtarët e KQZ-së. Ndonëse do të duhej të ishte në krye të detyrës për mbrojtje të kushtetutshmërisë dhe të inkurajonte KQZ-në për të zbatuar Kushtetutën dhe Ligjin, ajo po i kërkonte KQZ-së të mos respektonte Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese”, ka deklaruar Daka.

Daka tha se ky presion ka vazhduar nga përfaqësuesit e një subjekti politik, duke aluduar në Lëvizjen Vetëvendosje, të cilët tha se kanë pamundësuar zhvillimin normal të mbledhjeve të KQZ-së.

“Ky presion i porositur ka vazhduar më vonë edhe nga përfaqësuesit e një subjekti të caktuar politik, të cilët kanë pamundësuar zhvillimin normal të mbledhjeve, duke shkaktuar ndërprerje dhe duke bërë akuza të pabaza, e shpeshherë duke kaluar fyerje dhe ofendime, por që Presidentja nuk mori asnjëherë mundimin për të reaguar”, ka deklaruar Daka./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.