United Hospital

Valdete Daka mesazh partive politike: Mos e dëmtoni procesin e rinumërimit

/ 2 minuta lexim
HW

Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka u ka bërë thirrje partive politke që të mos dëmtojnë procesin e rinumërimit, raporton Gazeta Express.

Reagimi i Dakës vjen pas akuzave dhe kundërakuzave mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Nismës Socialdemokrate rreth rinumërimit të 1407 vendvotimeve në QNR.

Këto dy parti kanë akuzuar njëra-tjetrën se vëzhguesit e tyre po ndërhyjnë jashtëligjshëm në rinumërimin e votave.

Daka u ka bërë thirrje palëve që janë të përfshira në procesin e rinumërimit që ta ruajnë qetësinë dhe t’i përmbahen rregullave të QNR-së.

Mobi Casa

“Në këtë fazë, e shoh të nevojshme që të jap këtë mesazh për të gjitha palët që janë pjesë e procesit si dhe duke ftuar përfaqësuesit e subjekteve politike dhe vëzhguesit e tyre të tregojnë kujdesin maksimal për integritetin e procesit që po zhvillohet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve; t’u përmbahen rregullave dhe procedurave të Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve dhe të ruajnë qetësinë e t’i shërbejnë procesit demokratik”, thuhet në mesazhin e kryetares së KQZ-së.

Daka ka thënë se çdo palë që ka vërejtje mund të bëjë ankesë në PZAP.

“Çdo palë e cila ka vërejtje për administrimin e numërimit në QNR mund të bëjë ankesë në PZAP, pasi Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme është i qartë në këtë drejtim: “Ankesat lidhur me administrimin e numërimit në QNR dorëzohen me shkrim pranë PZAP-it brenda 24 orëve nga ndodhja e shkeljes së supozuar”, thuhet në mesazhin e Dakës./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.