Mobi Casa

Valdete Daka: KGJK’ja na ka kthyer përgjigje se të dhënat për 47 kandidatët janë të sakta

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryetarja e KQZ’së ka thënë se sot pas mbledhjes së Komisionit, i ka kërkuar përgjigje shtesë Këshillit Gjyqësor të Kosovës për të rikonfirmuar verifikimin e listave të kandidatëve për deputetë, që janë të dënuar sipas formës së prerë në tri vitet e fundit.

Daka thotë se KGJK’ja i ka kthyer përgjigjen se të dhënat për kandidatët për deputetë janë të sakta.

“Ju informoj se verifikimi i kandidatëve është bërë sipas data bazës qendrore e evidencës penale pranë sekretariatit të KQZ’së. N ë këtë databazë regjistrohen të gjitha sanksionet penale të shqiptuara me aktgjykim të prerë”, thuhet në letrën të cilën e lëxoi Daka në konferencë.

“Ne kemi konfirmim nga gjykatat e vendit, dhe kemi marrë konfirmim për saktësinë e dhënave dhe faktin se të cilat dënimet e plotfuqishme janë të proceduara në sistem”, thuhet tutje.

17:35 Ekskluzive, KGJK-ja i kthen përgjigje KQZ-së: Të dhënat për 47 kandidatët e dënuar janë të sakta
Këshilli Gjyqësor i Kosovës i ka kthyer përgjigje Komisionit Qendror Zgjedhor për të vërtetuar se a është e saktë lista prej 47 kandidatëve të dënuar në 3 vitet e fundit.

Mobi Casa

Gazeta Express mëson nga burime se KGJK-ja i ka kthyer përgjigje KQZ-së se lista me 47 persona të dënuar me aktgjykim të formës së prerë është e saktë.

Ndryshe, pas pak çastesh pritet të rinis mbledhja e KQZ-së, në të cilën pritet të vendoset rreth certifikimit ose jo të 47 kandidatëve për deputetë, në mesin e të cilëve është edhe i nominuari i VV-së për kryeministër, Albin Kurti.

Zyra për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim sot i ka propozuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të certifikojë të gjithë kandidatët për deputetë.

Anëtarët e KQZ-së kërkuan dokumente shtesë për rekomandimin e Zyrës për Certifikim.

Kurti është dënuar për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend. Sipas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese – me të cilin është rrezuar Qeveria e Avdullah Hotit për shkak të një vote të deputetit që ishte i dënuar – kandidatët me dënime të prera në tri vitet e fundit nuk duhet të certifikohen. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.