UBT

Valdet Rama mbetet në Valadollid

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Emri i tij është lakuar shumë gjatë muajve të fundit, kjo pasi ka pasur interesim edhe nga Besiktasi në Turqi, por duket se Valdet Rama do të qëndrojë përfundimisht te Valadollidi në Spanjë.

Sipas mediave spanjolle pranë këtij klubi (“tribunavalladolid.com”), Rama është nën kontratë me klubin edhe për edicionin tjetër trajneri i ri është i predispozuar që ta mbajë në skuadër.

Uji Dea

“Rueda, Pena, Bergdish Oskar, Tailor, Omar, Rama dhe Jefren, duken se do të qëndrojnë edhe edicionin tjetër, teksa drejtuesit e klubit po mundohen të afrojnë të tjerë lojtarë për pasurimin e organikës”, shkruante dje kjo media.

Gjithsesi mbetet për t’u parë nëse drejtuesit do t’i rezistojnë ndonjë oferte të mirë financiare për kartonin e Valdet Ramës, i cili nga ana e tij kërkon të luajë gjithnjë në elitë.