ARKATANA

Valbon Krasniqi për copëzat e metalit në ampulat e antibiotikut: Inspektorati e ka tërhequr nga përdorimi

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Për herë të dytë në ampulat e antibiotikut Ceftriaxone janë gjetur copëza metali në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Ky ilaç është prodhim i kompanisë “Syner Medico” në Indi, ndërsa është importuar në Kosovë nga operatori “Liri-Med”, raporton Ekonomia Online.

E në lidhje me këtë, ka folur drejtori i Përgjithshëm i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi.

Fundamenti

Ai ka thënë për Ekonomia Online, se menjëherë i kanë informuar organet kompetente si dhe i kanë marrë veprimet të cilat i takojnë këtij institucioni shëndetësor.“Gjithçka çka është në kompetencën tonë ne e kemi marrë. Menjëherë i kemi informuar organet kompetente siç është inspektorati farmaceutik dhe agjencioni i produkteve medicinale të barnave. Kështu që tani konform rregullave do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme të cilat na takojnë si SHSKUK”, ka thënë ai.“SHKUK përmes barnatoreve të saj ka reaguar menjëherë dhe konform vendimit të inspektoratit farmaceutik menjëherë ka tërheq nga përdorimi të gjitha barnat të cilat kanë qenë të shpërndara nëpër klinikat e tjera”.“Ne e kemi për obligim çdo gjë të cilën e vërejnë punëtorët shëndetësorë gjatë përdorimit të terapisë e informojnë inspektoratin farmaceutik dhe gjithçka tjetër pastaj kalon në kompetence të inspektoratit dhe agjencionit të produkteve medicinale”, ka thënë Krasniqi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.