UBT

“Vala” teposhtë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Telefonia mobile “Vala”, sipas të dhënave të tremujorit të parë të këtij viti të Autoriteti Regullative të Komunikimeve Eklektronike dhe Postare, në vitin 2010 kishte 70. 1 për qind të tregut, ndërsa në vitin 2014 ka rënie të tregut në 54.7 për qind. Ndërsa, sipas këtij raporti, telefonia IPKO në vitin 2010 kishte 24.8 pqr qind të tregut e në vitin 2014 ka arritur në 34.2 për qind.

Menaxhmenti i Postës dhe Telekomit të Kosovës është vonuar në impelemntimin e teknologjisë më të re 3G.

Ndonëse në korrik të këtij viti, ku u nënshkrua kontrata 30 milionëshe, ishte premtuar se në shtator të këtij viti do të lansojnë teknologia 3G, burime të gazetës brenda PTK-së kanë thënë se neglizhenca është e qëllimshme që ti jepet mundësi konkurrencës të përfitojë.

“ Nuk e di a është marrëveshje e fshehtë apo koincidencë, por ka dyshime që derisa IPKO të nis me 4G, në të mos nisim me 3G. Si kanë dalë përfaqësuesit e IPKO-së me deklarata se janë duke u bërë gati për lansimin e 4G-sës, menaxhmenti e ka shtyrë lansimin komercial”, ka thënë ky burim për “Kosova Sot”.

Eco Higjiena

Po i njëjti burim ka treguar se për dy vite “Vala” ka humbur afër 20 për qind të konsumatorëve, të cilët ka marrë operatori konkurrent.

Telefonia mobile “Vala”, sipas të dhënave të tremujorit të parë të këtij viti të Autoriteti Regullative të Komunikimeve Eklektronike dhe Postare, në vitin 2010 kishte 70. 1 për qind të tregut, ndërsa në vitin 2014 ka rënie të tregut në 54.7 për qind.

Ndërsa, sipas këtij raporti, telefonia IPKO në vitin 2010 kishte 24.8 pqr qind të tregut e në vitin 2014 ka arritur në 34.2 për qind.