KKVITI

“Vala” shpërndan kartela falas për mërgimtarët në pikën kufitare të Vërmicës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Menaxhmenti i “Valës” në Prizren, ka shpërndarë sot kartela falas për bashkatdhetarët në pikën kufitare Vërmicë. Bashkatdhetarët që kanë shfrytëzuar këtë pikë kufitare për të ardhur në Kosovë, janë befasuar për të mirë me ofertat e “Valës”.Menaxhari i “Valës” në Prizren, Munip Gashi tha se bashkë me kartela falas, janë shpërndarë edhe broshura me oferta për qytetarët që kalojnë pushimet në detin shqiptar.

“Sot kemi zhvilluar një aktivitet në pikën kufitare të Vërmicës, ku kemi shpërndarë kartela falas për mërgimtarët dhe kemi ofruar pakot verore për qytetarët që shkonin për pushime në Shqipëri”, tha Gashi për “PrizrenPress”.

Qytetarët të cilët kanë vendosur që këtë vit t’i kalojnë pushimet në detin shqiptarë, mund ta shfrytëzojnë edhe telefoninë mobile “Vala”.

Vala pushuesve i ofron paketa të lira.
Në muajin qershor të këtij viti, operatori publik ‘Vala’ ka lansuar dy pako të reja: ‘Vera1’ dhe ‘Vera2’, të cilat mund të blihen vetëm duke dërguar një mesazh në numrin 50555, ‘Vera1’ apo ‘Vera 2’.

Uji Dea

Pako Vera1, e cila është pako 15 ditore, përmban 60 minuta bisedë sms pa kufij dhe 4 gigabajt internet. Kjo pako do të kushtojë 8.99 euro. Ndërsa Vera2, e cila është pako 8 ditore, do të përmbajë gjysmën e asaj që ofron pakoja e parë. Për vetëm 4.44 euro, do të mund ta blini pakon 8 ditore me 2 gigabajt internet, sms pa kufij dhe 30 minuta biseda telefonike.

Oferta e dytë ‘Vera2’ mundëson 30 minuta bisedë me operatorët shqiptarë ‘Eagle’ dhe ‘Albtelekom’ për 4.44 euro.

Menaxhari i “Valës” në Prizren, Munip Gashi tregon se këto oferta janë mirëpritur nga qytetarët.
“Gjatë aktivitetit që kemi mbajtur në pikën kufitare në Vërmicë, qytetarët janë shprehur falënderues për përkujdesën që “Vala” ka treguar këtë verë ndaj tyre”, tha Gashi.

Ai ka ftuar të gjithë qytetarët që t’i shfrytëzojnë ofertat e “Valës”.