Uji Dea

VALA po e humb tregun

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

VALA po tkurret. Përveç që është thënë se po i bie vlera, operatorit kryesor të telefonisë mobile po i ikin edhe konsumatorët. Arsye kryesore duket të jetë mungesa e risive në treg. Kjo ka ndikuar që sipas raportit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), për tregun e telefonisë mobile në Kosovë, VALA ta humbur një pjesë të konsiderueshme të tregut.

Sipas, ARKEP-së, nga janari i vitit 2011, kur VALA zotëronte 70.9 për qind të tregut të telefonisë mobile, sa i përket numrit të parapaguesve, tani ka rënë në 55.1 për qind. Shumica e konsumatorëve duket se kanë kaluar tek konkurrenti tjetër, kompania IPKO, e cila ka shënuar rritje nga 23.8 për qind në vitin 2011 në 33.5 për qind në fund të vitit 2013.

Uji Dea

Një pjesë e konsiderueshme kanë zgjedhur të shfrytëzojnë shërbimet e operatorit virtual Z-Mobile. Madje ky i fundit, po del të jetë më atraktiv dhe ka shënuar ngritje në treg edhe pse e shfrytëzon një pjesë të konsiderueshme të teknologjisë dhe aseteve të operatorit VALA. Tatëpjetën, Posta dhe Telekomi i Kosovës, sipas njohësve të ekonomisë, pati filluar që kur ka nisur procesi i privatizimit. Ndërkaq, rënia e të hyrave dhe konsumatorëve nuk është ndalur as nga menaxhmenti i ri, në krye me Ejup Qerimin…(Tribuna)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.