Uji Dea

Vala e infektimeve me COVID-19, flet infektologu Hamdi Ramadani

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Që nga 15 korriku rastet me COVID-19 kanë arritur shifra të mëdha, ku në raportin 24 orësh të Ministrisë së Shëndetësisë pothuajse çdo ditë numri i rasteve pozitive mbërrin afër 2 mijë.

Ministria e Shëndetësisë valën e infektimeve po e ka quajtur më të lehtë se atë të vitit të kaluar, ndërsa infektologët kanë thënë se mosvetdijësimi i qytetarëve për vaksinim ka ndikuar në këtë gjendje.

Janë bërë pothuajse 3 javë që kur numri i rasteve me COVID-19, po mbërrin në afro 2 mijë raste në ditë.

Teksa në Kosovë janë bërë 2 vjet e 4 muaj që nga nisja e pandemisë, variante të ndryshme të COVID-it kanë përfshirë vendin.

Nga Ministria e Shëndetësisë, kanë treguar se fuqia e koronavirusit këtë vit është më e vogël në krahasim me vitin e kaluar.

“COVID-19 deri tash ka pasur disa valë të ndryshme me ashpërsi te ndryshme. Në verën e vitit të kaluar ka qenë vala e variantit Delta, e cila ka qenë mjaft e ashpër si për nga transmetimi i shpejtë i virusit ashtu edhe për nga numri i lartë i rasteve, dhe rasteve te shumta me vdekje”, ka thënë, Ministria e Shëndetësisë.

Sipas Ministrisë, numri i rasteve ndonëse është i lartë, por tani për tani sëmundja tejkalohet më lehtë.

Mobi Casa

E masa të reja për COVID-19 nuk pritet të ketë, përpos rekomandimit të bartjes së maskës në mjedise të mbyllura dhe vaksinim të popullatës.

Infektologu, Hamdi Ramadani ka sqaruar se cilët faktorë po ndikojnë për rritjen e rasteve me COVID-19.

“Ardhja e madhe e mërgatës nga njëra anë tubimet e mëdha masiv në restauronte ahengje, pa maska pa distancë, dhe nga tjetra anë shumë qytetarë ende nuk kanë marrë vaksinën apo dozën e tretë dhe të katërt, janë faktorë që ndikojnë në paraqitjen e kësaj situate dhe ne si ekspert infeksionit me përvojë e kemi pas të pritur këtë situatë që mund të ndodhë”, Hamdi Ramadani, Infektolog.

Ramadani, ka shtuar se problematike vazhdon të mbes mos interesimi i popullsisë që të vaksinohet me dozën e tretë dhe të katërt.

“Në vendin tonë janë mbi 824 mijë me 2 doza të vaksinës kurse mbi 903 mijë qytetarë me një dozë të vaksinës, nuk janë të mbrojtur nga virusi COVID-19 nga variantet që mund të paraqiten në ditët ose javët e ardhshme dhe mundësia e infeksioneve është e mundur duke përfshirë edhe mbi 200 mijë qytetarë të shëruar, edhe ata nuk kanë mbrojtje solide”, ka bërë të ditur Hamdi Ramadani, Infektolog.

MSH-ja rekomandon qytetarët që të vaksinohen, pasi dhënia e mbi 1.8 milionë dozave të vaksinës kundër COVID-19 ka ndihmuar në uljen e numrave të rasteve dhe në parandalimin e shumë vdekjeve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.