Vala dhe Z-Mobile ndajnë numrat e njëjtë

Sa herë që do t’i duhet të thërrasë ndonjërin nga punonjësit e tij në telefon, gjasat janë shumë të mëdha që drejtori Postës dhe Telekomit të Kosovës, Ejup Qerimi, ta gabojë operatorin. Edhe kompania që ai drejton edhe ajo e cila po i blenë shërbimet nga PTK-ja, Z-Mobile, përveç që kanë të njëjtin kod (045), tani së fundi kanë bërë edhe të njëjtin numeracion që fillon me numrin 7.
Bordi i Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka marrë vendim që të rezervojë serinë numerike (0)45 7xx xxx – numeracioni jo-gjeografik për ofrimin e shërbimeve të telefonisë mobile për përdorim nga operatori mobil virtual; ‘Dardafon.Net LLC’, që në opinion njihet si Z-Mobile.
Ndërkaq, merret vesh se nga kjo seri, tashmë janë në shfrytëzim hiq më pak se 10 mijë numra. Një pjesë të konsiderueshme të tyre i kanë aktiv edhe zyrtarët e lartë të PTK-së …(Tribuna).