“Vala” dështon tu ofrojë sinjal banorëve të brezit kufitar
Gjilan – Selver Lenjani përfaqësues i fshatit Karaqevë thotë se dy Karaqevat vazhdojnë të kenë telashe me sinjalin e “Vala”pasiqë operatorët serb 063 dhe 064 dominojnë për shkak se PTK nuk ka vendosur asnjë antenë në këtë pjesë.
Dy fshatrat e Karaqevës vazhdojnë të kenë telashe me sinjalin e “VALA” e cila pengohet nga operatorët serb për shkak se asnjëherë PTK nuk ka investuar në brezin kufitar.
Selver Lenjani përfaqësues i fshatit Karaqevë tha për rajonipress se i kanë dorëzuar një kërkesë Agron Mustafës nga i cili kanë kërkuar që të vendosin një antenë përforcuese në Karaqevë për të penguar ndërhyrjet e operatorëve serb.
“Vërtet jemi të zhgënjyer me PTK e cila nuk po ofron asnjë zgjidhje për brezin kufitarë. Është e habitshme se si operatorët serb veprojnë lirshëm në territorin e Kosovës. “VALA” u ka borxh brezit kufitar sepse tani vijnë edhe mërgimtarët dhe kërkesat janë të shumta”.
Lenjani shpreson që “VALA” do të ndërmerr masa për ta funksionalizuar rrjetin e saj edhe në fshatrat e brezit kufitar./rajonipress/


