UBT

Vakte të shëndetshme, të pagatuara

/ 2 minuta lexim

Kos me mjaltë, arra dhe boronica: në vend të boronicave mund të përdorni qershi ose mana. Keni kujdes nëse keni alergji ndaj arrave, mos i shtoni në masën e përgatitur.

Pjepër dhe nenexhik: në kulmin e verës një përzierje e pjeprit të freskët dhe nenexhikut është ajo që duhet të provoni. Përmban më pak se 150 kalori dhe klasifikohet si një ushqim i lehtë.

Lëng zarzavatesh: lëngu i zarzavateve do t’ju mbushë me energji dhe sigurisht është tepër i shëndetshëm për organizmin.

Sallatë me misra dhe avokado: ky është një vakt 100 % vegjetarian i cili përmban 14 gram proteina. Yndyrnat e shëndetshme që përmban avokado arrijnë të përmbushin nevojat ditore që ka trupi për fibra.

Eco Higjiena

Sallatë me fruta: përzieni manaferra, ananas, mango duke përfituar një miks frutash shumë të shëndetshme.

Sallatë me djathë dhe domate: përzieni domate të freskëta me djathë shtoni pak vaj ulliri, disa ullinj dhe spërkatini me borzilok të freskët. Mund ti servirini për drekë ose darkë.

Sallatë me vezë, oriz, bishtaja, arra: çdo përbërës i kësaj sallatë është burim i shkëlqyer lëndësh ushqyese. Përfitoni proteina nga vezët, fibra nga orizi, kalium dhe antioksidantë nga bishtajat si dhe yndyrna të shëndetshme nga arrat. Mund ta konsumoni për darkë./Përgatiti: Elena Beta