UBT

Vaksinimi ndaj gripit, me rëndësi për shtatzënat

/ 1 minutë lexim

Vaksinimi ndaj gripit është një element thelbësor i kujdesit prenatal.

Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik në Shqipëri thonë se gratë shtatzëna janë më të rrezikuara për të kaluar një sëmundje të rënde dhe vdekje nga gripi.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, gripi rrit shanset për probleme serioze të lidhura me fëmijën duke përfshirë edhe lindje të parakohshme.

UBT

“Vaksinimi është i vlefshëm si për ju ashtu edhe fëmijën tuaj. Gripi qarkullon çdo vit. Gratë shtatzanë janë të rrezikuara që të pësojmë komplikacione të cilat mund të çojnë deri në vdekje. Gripi gjithashtu rrit shanset për probleme serioze të lidhura me fëmijën duke përfshirë edhe lindje të parakohshme”, paralajmëron instituti.

“Të gjitha gratë që janë ose që do të mbeten shtatzanë gjatë sezonit të gripit duhet të vaksinohen me vaksinën inaktive të gripit. Gratë shtatzanë mund të vaksinohet në çdo kohë gjatë shtatzanisë. Vaksinimi mund të kryhet përpara dhe gjatë të gjithë sezonit të gripit”, këshillojnë mjekët.