UBT

Vaksinimi kundër COVID-19 sipas profesioneve, prinë amvisëria të fundit renditen mësimdhënësit

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Ditëve të fundit në Kosovë ka filluar të ketë rënie të numri të të infektuarve me coronavirus e gjithashtu edhe numri të rasteve të vdekjes.

Krahas kësaj po vazhdojnë të rritet numri i qytetarëve të cilët po vaksinohen kundër coronavirusit.

Që nga fillimi i procesit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 147 mijë e 803 doza të vaksinës.

Sipas të dhënave nga MSh, deri më sot me dozën e parë të vaksinës janë vaksinuar 722 mijë e 252 qytetarë, kurse me dozën e dytë janë 425 mijë e 551 qytetarë, shkruan Telegrafi.

Sipas ministrisë 51% e qytetarëve që kanë marrë vaksinën janë të gjinisë femërore kurse 49% janë të gjinisë mashkullore.

KKVITI

Ministria gjithashtu bënë të ditur se sipas profesioneve personat që janë vaksinuar i takojnë amvisërisë, pastaj është kategoria e të pensionuarve, e në vend të tretë renditen studentët.

Në vendin e fundit sa i përket imunizimit sipas profesioneve janë mësimdhënësit, të cilët tash e disa kohë janë duke hezituar që të vaksinohen pavarësisht thirrjeve të shumta nga akterët shëndetësorë.

Sipas moshës imunizimin më të lartë e kanë grup moshat nga 21-40 dhe 41-60 vjeç.

Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë shënuan 259 raste të reja me COVID-19 dhe u shënuan vetëm 11 raste të vdekjes. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.