United Hospital

Vaksinimi kundër COVID-19 në Kosovë, grup mosha më e vaksinuar është ajo prej 21-40 vjeç

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Javëve të fundit në Kosovë ka pasur rënie të dukshme të rasteve të reja me coronavirus, e gjithashtu edhe të rasteve të vdekjes.

Me normalizimin e situatës, ka rënë dukshëm edhe interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar.

Sipas të dhënave na MSH-ja të shtunën në Kosovë janë dhënë 7 mijë e 348 doza të vaksinës, kurse të dielën nuk ka pasur asnjë qytetarë që është vaksinuar.

Gjithashtu sipas statistikave në faqen e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se për ditën e sotme janë të administruara vetëm 48 vaksina, kurse numri i terminëve që kanë bërë qytetarët është 15 mijë e 684, shkruan Telegrafi.

Sipas këtyre statistikave përqindja më e lartë e imunizimeve sipas gjinisë i takon gjinisë femërore me 51% kurse ajo mashkullore është 49%.

KKVITI

Nga numri i profesioneve të cilët prin me përqindjen e vaksinimit është amvisëria, kurse të fundit në tabelë renditen nxënësit.

Nga vendbanimet sa i përket imunizimeve prin Prishtina me 231 mijë e 359 persona të vaksinuar, kurse e fundit është Suhareka me 54 mijë e 136.

Grup mosha e cila është vaksinuar më së shumti në Kosovë, është ajo prej 21-40 vjeç. Ajo çfarë vërehet në këto statistika është vaksinimi i ultë i personave mbi moshën 80 vjeç.

MSh të shtunën ka njoftuar se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 532 mijë e 585 doza të vaksinës. Deri më tani 697 mijë e 728 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.