United Hospital

Vaksina AstraZeneca e sigurt, mjeku i QKUK-së i bindur se komplikimet janë minimale e të papërfillshme

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Mjeku Artan Ahmeti në një intervistë për Ekonomia Online tha se pavarësisht që ka pasur dilema rreth vaksinës AstraZeneca, OBSh-ja ka dhënë sqarime të mjaftueshme që ajo është e sigurt.

Dhjetëra vende kanë pezulluar përkohësisht përdorimin e vaksinës AstraZeneca kundër Coronavirusit.

Kjo ka ndodhur pas raporteve se disa persona kanë pësuar mpiksje gjaku, pas vaksinimit.

Por, sipas Ahmetit komplikimet janë minimale dhe të papërfillshme.“…ka pasur dilema, por përndryshe Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë sqarime se vaksina është e sigurt dhe komplikimet janë shumë minimale dhe të papërfillshme”.

ARKATANA

Ndërsa në mbrëmjen e 28 marsit në Kosovë arritën 24 mijë doza të vaksinës së prodhuar nga AstraZeneca, të cilat Kosova i ka pranuar nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Pavarësisht vonesave, menaxheri i Klinikës “Infektive 2”, Ahmeti thotë se është një numër modest i vaksinave, por ai shpreson që ky është një fillim i mbarë për vendin.“Por sigurisht që është një vonesë dhe jemi shtetit i fundit që po pajisemi me vaksina dhe mendoj që është një numër modest i vaksinave dhe sigurisht që tash po shpresoj që është një fillim i mbarë”.

“Në Klinikën Covid 2 nuk kemi pasur asnjëherë probleme me oksigjen dhe të gjithë pacientët e hospitalizuar janë të kyçur në oksigjen qendror”, tha ai për EO.

Nga COVAX-i, në total Kosova do të marrë falas 100 800 doza të vaksinës kundër COVID-19 të kompanisë AstraZeneca.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.