ARKATANA

Vakëfi është institucion e jo pronë komunash për privatizim!

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Shoqëria Civile “Perspektiva”, në Bujanoc, me kureshtje të madhe është duke e përcjellë aferën e krijuar rreth procesit gjyqësor kundër abuzimit të vakëfit, nga ana e pushtetit lokal në Preshevë.

Pushteti lokal në Preshevë, nuk është dashur fare të futet në meselet gjyqësore të Vranjës, për të gjetur zgjidhje për pronën e shenjë të Bashkësisë Islame. Ky problem është dashur të zgjidhet me kohë e jo pas kaq seancash dëgjimore, të konsideroj këtë kapitull si të mbyllur.

Një problem të ngjashëm e ka edhe pushteti multietnik në Bujanocit, i cili për të mos e prishur rehatinë e qeverisjes multi-kulti, mban peng vakëfet mbi të cilat janë ngritur objekte shoqërore e private.

Vakëfet për dallim nga godinat e pushteteve lokale dhe ndërmarrjeve shoqërore e shtetërore, janë prona që u dihet pronësia e nuk janë mall për kusuritje në emër të privatizimit.

Po a nuk u ngopën militantët e pushteteve lokale në Preshevë e Bujanoc, duke blerë e privatizuar me pak para, prona e prona me karakter lokal e shtetëror, e mundohen të zhvatin edhe pak nga pronat e shenjta? !

Mobi Casa

“Bratstvo”, “Gumaplastika”, e “bratsvo” të tjera, të cilat prej vitesh mbajnë peng vakëfet, duhet të lirohen nga haraçi e t’u kthehen Bashkësisë Islame.

Njëherë duhet ta kuptojnë pushtetet lokale se Vakëfi është institucion e jo pronë komunash për privatizim!

“Qëllimi i vakëfit është që të ndihmojë zhvillimin e jetës fetare, pastaj prosperitetin shoqëror, njëherit të ndihmojë edhe shoqërinë në aspekt humanitar. Feja zhvillohet duke lënë vakëf: xhami, mesxhide, shkolla (medrese), biblioteka etj. e jo duke i bllokuar ato me metoda antiqytetëruese.

Duke u nisur nga kjo, në regjistrat e vakëfnameve shkruhen edhe lutje, edhe mallkime. Lutja bëhet për ata të cilët i shërbejnë vakëfit me përpikëri, përderisa mallkimi bëhet ndaj atyre që e shkelin vakëfin, e keqpërdorin dhe nuk e plotësojnë qëllimin e dhurimit të vakëfit; zakonisht shkruhet ky tekst: “Mbi atë që i prish ose i ndryshon kushtet e këtij vakëfi rëntë mallkimi i Allahut, pejgamberëve, melekëve, i njerëzve dhe i të gjitha krijesave”./rajonipress/

Shoqëria Civile “Perspektiva”, në Bujanoc

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.