Fundamenti

Vakëfet nuk janë pronë të baballarëve të pushtetit!

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Bujanoc – I pari i Organizatës së Veteranëve të Luftës të UÇPMB-së, Nazmi Hajredini, vizitoi zyrën e Këshillit të Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, në Preshevë.

Zotëri Hajredini, nga afër mësoi nga kryetari i KBI-së të BIPMB-së, Granit Kamberi, lidhur me skandalin e krijuar rreth pronës së shenjët fetare e cila mbahet e uzurpuar nga pushteti lokal në Preshevë. Gjithashtu, z. Kamberi, sqaroi njoftimin e avokatit, lidhur me pezullimin e procesit gjyqësor, në llogari të Komunës, duke dëmtuar rëndë institucionin fetar, në vlerë prej rreth 300 mijë eurosh.

Nazmi Hajredini, kryetar i OVL-së të UÇPMB-së, shprehu shqetësimin e tij për këtë dukuri negative, që ka përfshirë institucionet e pushtetit lokal.

HW

Ai, nuk ngurroi të thotë se “Vakëfet nuk janë pronë të baballarëve të pushtetit, por prona të shenjta të Bashkësisë Islame, të cilat nuk guxojnë të manipulohen nga askush.

“Ne si OVL, kemi qëndrim të rreptë ndaj këtyre padrejtësive dhe aspak nuk frikësohemi e as nuk ndalemi nga presionet e pushtetit lokal e as ndaj atij qendror”, tha gjatë këtij takimi, z. Nazmi Hajredini, kryetar i OVL-së rë UÇPMB-së./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.