GRANDEMALL

Vajzat e një dimensioni tjetër

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Ato i ka bashkuar fatkeqësia, kur vitin e kaluar ndodhi vrasja e Diana Kastratit. Dy janë Sylaj, e dy vijnë prej familjes Qena. Janë të reja dhe janë lodhur prej realitetit të Kosovës, e në anën tjetër nuk janë lodhur së reaguari për dhunën ndaj femrave, mungesën e ujit të pijshëm, paragjykimeve të shtuara në shoqërinë kosovare dhe idenë e klaneve e grupeve që kanë zaptuar çdo sferë të jetës.

Hana, Lola, Alketa e Vesa janë katërshja që me art e aktivitet po provojnë të japin mesazhin e tyre, shpesh në rrugët e hapësirat publike të Prishtinës. Në fakultetin ku tri prej tyre kanë dalë si produkt, asnjëherë nuk është ndërmarrë diçka revolucionare për problemet e Prishtinës.

Ato e plotësojnë njëra-tjetrën, dhe lënia anash e një kafeje në ditë, del të jetë diçka shumë produktive. Në kostume të pazakonshme, ato kanë shprehur pakënaqësinë për mungesën e ujit të pijshëm pranë fontanës te Teatri Kombëtar i Kosovës. Kanë dalë edhe në lëkurën dhe skenarin e grave të dhunuara gjatë luftës, ndërsa mendojnë se në një shoqëri si Prishtina inspirimi është i pari që stacionohet mirë.

ARKATANA

“Haveit” është emri i grupit që katërshja e ka formuar për të transmetuar idetë, rezistencën e kulturën para qytetarëve. Njërën e preokupon rrethi i njerëzve, klanet dhe grupet që nuk po lënë frymëzim, ndërsa tjetra ka ngritur zërin ndaj fqinjit, i cili e zhdëp gruan në dajak. Tjetra thotë se e gjen kënaqësinë në Prishtinë, e harruar në orientime dhe midis kafeve depresive. Në një rrëfim për “Zërin”, vajzat tregojnë pse u formuan, ku është problemi me këtë shoqëri dhe pse në mënyrë tipike grupi doli në pah pikërisht pesë vite pas lufte kur mangësitë e Prishtinës dhe Kosovës veç sa janë forcuar.

Për qytetarinë që duhet të zgjohet nga gjumi

Hana Qena, njëra prej anëtareve të “Haveit” thotë se me vetë faktin që dilet në rrugë, pritet gjithçka. “Presim edhe keqkuptime, ato mund të vijnë nga secila anë. Por edhe kjo është anë e mirë sepse flitet për neve, bëjmë një performancë në rrugë dhe kjo është shënjestra jonë. Ne kemi mendimin dhe idenë tonë dhe më pas gjejmë mënyrën më të mirë për ta transmetuar. Është më mirë të flitet për të sesa të injorohet”, thotë Hana….(Zëri)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.