Mobi Casa

Vajza shqiptare fiton çmimin “Miss Ravena 2013”

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Një vajzë shqiptare ka arritur të rrëmbejë titullin “Miss Ravena 2013”, Itali. Ajo është 21-veçarja, Beniada Nishani, lindur në Durrës dhe banuese prej vitesh në Itali. Nishani është zgjedhur fitues mes 20 vajzave që merrnin pjesë në konkursin e zhvilluar në Ravena.

Vajza 21-vjeçare vazhdon studimet prej disa vitesh në Ravena për dizenjim veshjesh.

Mobi Casa

Ajo ka marrë pjesë më parë në konkurse modelingu në Itali.

Është e gjatë 173 centimetra dhe thotë se pëlqen sportet e atletikës dhe luan volejboll. Biondja shqiptare ka marrë maksimumin e votave nga juria. /shekulli/