Eko Higjiena

Vajza që shpëtoi nga vdekja u sulmua nga gjashtë qen

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjyle dhe Ramë Aliu po ndihen njerëz me fat që vajza e tyre 12 vjeçare i shpëtoi vdekjes nga kafshimi i qenve.
Por, në Fushë Kosovë ankthi ka depërtuar në shtëpi të tjera dhe ka kapluar prindër se cili nga fëmijët tash e ka radhën të bëhet pre e sulmit të qenve endacakë, shkruan “Zëri”. Edhe të mëdhenjtë ndihen të rrezikuar. Madje, ata janë ‘armatosur’. Gratë me shkop po dalin nga shtëpitë nga frika se mos diku po sulmohen nga qentë në rrugë.

“Ishin rreth 12 qen dhe ai ishte vetëm, e hoqi pallton dhe u mundua t’i sulmojë me të për të shpëtuar, por po të mos dilte një banor tjetër nga një lokal aty afër në ndihmë ai e humbte betejën me ta. Të dy bashkë arritën t’iu shmangen qenve”, rrëfen ngjarjen një nga banorët.

ARKATANA

Gjurmët nga kafshimi i qenve janë ende të freskëta në trupin e 12 vjeçares. Nëna e saj, Gjylja, thotë se pak ditë më parë kishte shpëtuar jetën e një fëmije tjetër që ishte sulmuar nga qentë.

“Vajza ime nuk ka dhimbje vetëm tek plaga, por ka edhe në trup pasi qentë i janë hedhur përmbi dhe e kanë rrëzuar, e kanë sulmuar”, thotë ajo, duke shtuar se trauma që ka marrë e bija nga sulmi i qenve nuk do t’i hiqet lehtë. /Zëri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.