Mobi Casa

Vajza e sukseseve të mëdha

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Pas suksesit në “Star Academy” dhe triumfit në “The Voice of Albania”, Venera Lumanin e pamë si prezantuese në festivalin e muzikës moderne shqiptare “Top Fest”, ku kreu detyrën e saj si një profesioniste e vërtetë.

Vajza nga Struga e Maqedonisë para pak ditësh u paraqit me këngën e saj të parë në festivalin ‘Summer Fest’ duke bërë edhe promovimin e kësaj kënge, e cila shënon edhe fillimin e karrierës së saj muzikore.

Mobi Casa

Në një bisedë për Tribuna, Venera ka paralajmëruar se së shpejti do të vijë me videoklipin e saj të parë.