Vajza e prokurores Laura Pula mbetet pa punë, i anulohet konkursi që kishte parregullsi

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Anulohet konkursi ku ishte pranuar në punë vajza e prokurores Laura Pula Ministria kishte bërë shkelje Komisioni për Ankesa ka gjetur “lëshime teknike dhe procedurale” gjatë procesit kur vajza e prokurores Laura Pula ishte përzgjedhur në një post në Ministrinë e Drejtësisë.

Anulimi i konkursit ka pasuar pas një ankesë të njërit nga kandidatët i cili pretendon se vajza e prokurores është pranuar në punë me të njohshëm. Për punësimet e fëmijëve të zyrtarëve të lartë të shtetit “Tribuna” ka raportuar në dhjetorin e vitit të kaluar

Fjolla Pulës nuk i ka zgjatur edhe aq shumë gëzimi i lajmit se është pranuar në punë. Emri i 25 vjeçares ishte publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë më 16 dhjetor të vitit që shkoi ku bëhet e ditur se Pula është e pranuar në postin për zyrtare për të drejtat e njeriut në Ministrinë e Drejtësisë.

Por, një muaj më vonë Ministria ka njoftuar se është anuluar konkursi për zyrtar për të drejtat e njeriut. Fjolla Pula kishte dalë më e mira në mesin e 150 kandidatëve gjatë procedurave të intervistimit.

Mirëpo me këto vlerësime të komisionit intervistues nuk është pajtuar një kandidat i cili edhe vet ka konkurruar për postin e njëjtë, por që nuk është pranuar. Nga zyra për informim e Ministrisë së Drejtësisë nuk sqarojnë se kush është kandidati që është ankuar dhe cilat janë gjetjet që komisioni ka gjetur gjatë procesit të rekrutimit.

Drejtori i zyrës Astrit Kolaj ka konfirmuar se ndaj vlerësimit të komisionit është ankuar vetëm një kandidat. “Komisioni për zgjedhjen e kontesteve dhe ankesave i Ministrisë ka identifikuar ‘lëshime teknike edhe procedurale’ në procesin e rekrutimit”, tha Kolaj për “Tribunën”.

Sipas tij kandidati është ankuar kundër rezultateve të procedurës së rekrutimit për konkursin e shpallur me datën 21 gusht të vitit që shkoi për pozitën zyrtar për të drejtat e njeriut në Ministrinë e Drejtësisë.

Mobi Casa

Sipas Kolajt procesi brenda Ministrisë së Drejtësisë, akoma është i pa përfunduar sa i përket vendosjes sipas ankesave të palëve. Fjolla Pula, ekonomiste me profesion ishte pranuar në punë në Ministrinë e Drejtësisë si zyrtare për të drejtat e njeriut më 16 dhjetor të vitit që shkoi. Gazeta

“Tribuna” pati raportuar më 25 dhjetor se në Ministrinë e Drejtësisë është punësuar vajza e prokurores së shtetit Laura Pula. Por disa nga konkurrentët janë ndier të pakënaqur me këtë përzgjedhje që ka bërë komisioni vlerësues kur ka pranuar vajzën e prokurores para tyre që shumica janë me fakultet juridik e përshtatshme edhe me pozitën.

Njëri ndër ta, i cili nuk ka dashur të flasë me emër ka treguar se kishte konkurruar për këtë pozitë i bindur se do të pranohej pasi që kishte të përfunduar tre fakultete dhe një master në të drejtën ndërkombëtare.

Ai tha për Tribunën se në këtë rast janë eliminuar njerëzit e kualifikuar dhe është i bindur se Fjolla Pula është pranuar në punë vetëm se është vajza e prokurores. “Unë jam ankuar në Komision të ankesave në Ministri dhe po pres përgjigje. Do të ankohem edhe në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës e do ta qoj këtë çështje deri në Gjykatë Kushtetuese”, thotë kandidati.

Djali i cili ka përfunduar drejtësinë, shkencat politike dhe filozofinë, thotë se me këtë dëshiron të sfidojë këtë sistem korruptues që po ndodhë në Kosovë. “Unë nuk kam pas të njohshëm që të hyj në atë punë. Ku ka logjikë që kriter për zyrtar për të drejtat e njeriut të jetë fakulteti ekonomik”, ka thënë kandidati. Sipas njoftimit zyrtar Pula i kishte marrë mbi 81 për qind të pikëve në testet me shkrim dhe me gojë.

Kriteret sipas konkursit për pozitën zyrtar për të drejtat e njeriut janë që të ketë diplomë fakulteti në drejtimin juridik, ekonomik ose shkenca shoqërore. Po ashtu kriter është edhe dy vjet përvojë pune si dhe njohja e dy gjuhëve zyrtare dhe ajo angleze. Por në Ministri nuk kanë sqaruar nëse vajza e Laura Pulës i kishte plotësuar kriteret e konkursit.