Vajza e Limajt : Gëzuar ditëlindjen babi, t`i je superheroi im!

Leonita, vajza e deputetit të PDK-së, Fatmir Limaj e ka uruar babain e saj për ditëlindjen e 42-të. Në një postim prekës të bërë në rrjetin social Facebook, Leonita shpreh mungesën për babain, i cili po mbahet në paraburgim.
Urimi i plotë i Leonitës për babain e saj
Tungjatjeta baba, të dua, ju jeni superheroi im, ta them të vërtetën. Ju jeni gjëja më e mirë që ndonjëherë më ka ndodhur! Zgjohem çdo mëngjes me shpresë që unë do të të bëjë të krenohesh një ditë, rrezja ime, gëzuar ditëlindjen!! Ju falënderoj për të gjitha memoriet që i keni ndarë me mua, faleminderit për kujdesin tuaj, faleminderit që më keni bërë të jem e buzëqeshur çdo ditë, të jem e lumtur.
Faleminderit që keni qenë babai më i mirë në gjithë botën! Çdo herë që zgjohem në mëngjes gjëja e vetme që më vjen në kokën time është një njeri i dashur që unë e thërras baba. Shpresoj se dëshirat tua do të bëhen realitet dhe të kthehesh në shtëpi së shpejti. Dëshiroj që ditëlindje e ardhshme ta festojmë së bashku. Ne nuk jemi së bashku në këtë ditë të veçantë, por zemrat tona janë bashkë, sot dhe gjithmonë do të jenë!
Vërtet nuk mund t’i rrëfej ndjenjat e mia në letër, ndjenjat e mia për Ju, dashuria ime për Ju është e pafund, edhe pse nganjëherë harroj të të puth, ose harroj të të them, kujtoje përherë se e keni një vend të madh në zemrën time! Gëzuar ditëlindja heroi im, rrezja ime. Gëzuar ditëlindjen babai më i mirë në gjithë botën!! Më mungon në këtë ditë të veçantë, por çdo gjë do të jetë në rregull! Të dua pafundësisht, të dua më shumë se çdo gjë në këtë botë!!! (ORAinfo)