KKVITI

Vajza e dëshmorit Isa Saqipi, ka një dedikim emocional për ditëlindjen e 57 të babait të saj

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Samire Saqipi është vajza e Isa Saqipit nga Dobrosini i cili u vra nga forcat serbe më 26 janar të vitit 2000. Vëllezërit Isa dhe Shaip Saqipi u bënë edhe martirë të Kosovës Lindore. Babi jem i mirë, sot përkujtojmë ditëlindjen tënde të radhës, sepse pas ditëlindjes tënde dy ditë më vonë më 26.01.2000 ju u bëtë martirët e parë të Kosovës Lindore. Emri yt është përtëri me nipin tënd, nga djali yt Isufi. Babushi im, faleminderit që u flijove duke u kujdesur për ne ka shkruar Samirja.

Samire Saqipi është vajza e martirit Isa Saqipi i vrarë nga forcat serbe më 26 janar 2000.
Isa dhe Shaip Saqipi janë martirët e Kosovës Lindore ndërsa në ditëlindjen e 57 të Isa Saqipit vajza e saj Samirja ka bërë një dedikim prekës të cilin po e botojmë në tërësi.

KKVITI

24 janar 2021 – Babi jem i mirë, sot përkujtojmë ditëlindjen tënde të radhës, sepse pas ditëlindjes tënde dy ditë më vonë më 26.01.2000 ju u bëtë martirët e parë të Kosovës Lindore. Emri yt është përtëri me nipin tënd, nga djali yt Isufi. Babushi im, faleminderit që u flijove duke u kujdesur për ne, faleminderit për çdo sekondë që na qëndrove afër, faleminderit që të kemi shembull.

26.01.2021 – Me 26 janar përvjetori historik në Kosovën Lindore. Vëllezërit Saçipi ishin dy vëllezër që nuk u ndan kurrë, por as vdekja nuk mundi t’i ndaj. Janari i ftohët më ndjek dhe sot Janari i ftohët jehon në mua. Në janar Babi unë ty të humba. Humba Babin e humba Xhaxhin. Fituam një Ushtri që me shkronja të arta i’a vendosëm emrin UÇPMB. Jam krenare për ty Babi im, falë teje jam sot kjo që jam. Unë jam Vajza e një Martiri, Po po unë jam vajza e Isa Saçipi-t Jam ajo vajzë që mbaj kokën lartë me Krenari, Jam ajo që sot j’u them Lavdi – Lavdi Betejës së UÇPMB-së, Lavdi Veprës së Luftëtarëve, Lavdi Rënies së Dëshmorëve të Kombit! Lavdi Martirëve dhe Invalidëve të Luftës. Lavdi për ty Babi e Xhaxhi. Prandaj mos më quani mua jetim, se e kam të gjallë, Babin tim, Dëshmori e Martiri kurrë nuk vdesin Ata gjithmonë të gjallë mbesin ka shkruar Samirja./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.