Vajushi shënon dy gola në derbi

Mesfushori shqiptar, Armando Vajushi, ka shënuar dy gola për t’ia siguruar fitoren skuadrës së tij Litex Lovech në udhëtim ndaj skuadrës CSKA Sofie me rezultatin 2:0. Vajushi 21-vjeçar golin e parë e shënoi në minutën e gjashtë, kurse të dytën në minutën e 57-të.
Kjo ndeshje u zhvillua të shtunën dhe i ka takuar xhiros së 16-të në elitën e futbollit të Bullgarisë. Vajushi në 16 ndeshje ka shënuar shtatë gola dhe ka dhënë një asistim.
Me këtë fitore Litexi mbetet në pozitën e tretë me 32 pikë, tri më shumë se CSKA Sofia që është një pozitë më poshtë.
Gol ka shënuar edhe Besart Abdurahimi. Ai realizoi një herë në fitoren e Zagrebit që mposhti në udhëtim Zapreshiqin, 2:1. Takimi ishte i vlefshëm për kampionatin kroat.