Vajtojnë vdekjen e Ilirit
Bota e boksit shqiptar e ka vajtuar vdekjen e kick-boksierit, Ilir Beqiri, i cili u nda nga jeta të martën. “E mora lajmin shumë të hidhur që nga jeta është ndarë Ilir Beqiri, një djalosh mjaft i talentuar në Kick Box.
Dëshiroj nga zemra t’i shpreh ngushëllime gjithë familjes Beqiri dhe vëllait, Shemsi Beqiri”, ka shkruar Nuri Seferi. Vdekjen e tij e ka përjetuar rëndë edhe boksieri tjetër, Haxhi Krasniqi.
“Një lajm i hidhur për gjithë kombin shqiptar. Sot humbëm një vëlla dhe një sportist që gjithmonë kontribuoi dhe luftoi për popullin shqiptar. Ngushëllimet me të përzemërta për familjen Beqiri”, ka shkruar Krasniqi.
Edhe boksierët Arnold Gjergjaj dhe Reshat Mati, kanë shprehur keqardhje për vdekjen e Ilirit dhe e konsiderojnë këtë si një lajm pikëllues për të gjithë ata që merren me zejen e sportit./zeri/


