ARKATANA

Vajtimi i Gollakut

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi

N’ mbarë Gollakun po vajtojnë mollat –
Vaj medet , kush na i mbylli shkollat ?!
N’ mbarë Gollakun po vajtojnë mësimdhënësit –
Vaj medet , kah na shkuan nxënësit ?!

N’ mbarë Gollakun po vajtojnë pusit –
Vaj medet , kah na shkuan mësuesit ?!
N’ mbarë Gollakun po vajtojnë sirtarët –
Vaj medet , kah na shkuan arsimtarët ?!

N’ mbarë Gollakun po vajtojnë llullat –
Vaj medet , kush na i mbylli kullat ?!
N’ mbarë Gollakun po vajtojnë duhanet –
Vaj medet , kush na i mbylli hanet ?!

N’ mbarë Gollakun po vajtojnë bregoret –
Vaj medet , kah na shkuan shitoret ?!
N’ mbarë Gollakun po vajtojnë fytyrat –
Vaj medet , kush na i mbylli zyrat ?!

N’ mbarë Gollakun po vajtojnë pishtarët –
Vaj medet , kah na shkuan zyrtarët ?!
N’ mbarë Gollakun po vajtojnë fansat –
Vaj medet , kush na i mbylli ambulancat ?!

N’ mbarë Gollakun po vajtojnë hendekët –
Vaj medet , kah na shkuan mjekët ?!
N’ mbarë Gollakun po vajtojnë arët –
Vaj medet , kah na shkuan lavërtarët ?!

N’ mbarë Gollakun po vajtojnë livadhet –
Vaj medet , kah na shkuan kosëtarët ?!
N’ mbarë Gollakun po vajtojnë bletarët –
Vaj medet , kah na shkuan kopshtarët ?!

N’ mbarë Gollakun po vajtojnë zabelet –
Vaj medet , kah na shkuan delet ?!
N’ mbarë Gollakun po vajtojnë kullotët –
Vaj medet , kah na shkuan lopët ?!

Uji Dea

N’ mbarë Gollakun po vajtojnë trojet –
Vaj medet , kush na i shteri krojet ?!
N’ mbarë Gollakun po vajtojnë burrat –
Vaj medet , kush na i shteri gurrat ?!

N’ mbarë Gollakun po na vajtojnë blirët –
Vaj medet, kah na shkuan mysafirët ?!
N’ mbarë Gollakun po vajtojnë kajsitë –
Vaj medet , kah na shkuan miqësitë ?!

N’ mbarë Gollakun po na vajtojnë lagjet –
Vaj medet , kah na shkuan magjet ?!
N’ mbarë Gollakun po na vajtojnë kodrat –
Vaj medet , kah na shkuan sofrat ?!

N’ mbarë Gollakun po na vajtojnë mushqit –
Vaj medet , kah na shkuan krushqitë ?!
N’ mbarë Gollakun po na vajtojnë puset –
Vaj medet , kah na shkuan nuset ?!

N’ mbarë Gollakun po vajtojnë basmat –
Vaj medet , kah na shkuan dasmat ?!
N’ mbarë Gollakun na kanë humbur shpresat –
Vaj medet , kah na shkuan fejesat ?!

N’ mbarë Gollakun na kanë humbë fortesat –
Vaj medet , kah na shkuan martesat ?!
N’ mbarë Gollakun po vajtojnë oxhaqet –
Vaj medet , kah na shkuan konaqet ?!

N’ mbarë Gollakun po na vajtojnë kodrat –
Vaj medet , kah na shkuan odat ?!
N’ mbarë Gollakun po vajtojnë qershitë –
Vaj medet , kah na shkuan shtëpitë ?!

N’ mbarë Gollakun vajtojnë bletët n’ hoje –
Vaj medet , kujt ia lamë këto troje ?
N’ mbarë Gollakun po na vajtojnë qarret –
Vaj medet , ku na mbetën varret ?!

Gjilan, më 18.08.2020 vj. Demir KRASNIQI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.