Vaji i ullirit, ushqimi i flokëve dhe lëkurës

Vaji i ullirit është një nga produktet më të mira të bukurisë dhe, për fat të mirë, në Shqipëri, gjendet me shumicë! Përmbajtja e lartë e acideve yndyrore esenciale dhe vitaminës E, e bëjnë atë një hidratues natyral shumë të mirë.
Lëkura
Vaji i ullirit ka veti zbutëse, prandaj edhe e bënë lëkurën të butë dhe të hidratuar. Me mollëzat e gishtave, masazhoni butësisht lëkurën, me një sasi të vogël vaj ulliri, derisa ta përthithë. Përsëriteni trajtimin çdo natë për të mbajtur lëkurën të re dhe të hidratuar.
Flokët
Për flokë të shndritshëm dhe të fortë, masazhoni kokën me një lugë vaj ulliri të ngrohtë. Lëreni të veprojë për 45 minuta dhe pastaj lani flokët si zakonisht.
Thonjtë
Për thonjë të fortë dhe të shëndetshëm, vendosini gishtat në një tas me vaj ulliri për 10 minuta. Përsëriteni trajtim tri herë në javë.