Vaji i ullirit, si ta përdorësh përtej gatimit

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Kur flasim për vajin e ullirit, na shkon mendja tek përdorimet e tij në kuzhinë, si përbërës për përgatitjen e sallatës ose për gatime të ndryshme. Por ajo që duhet të bëjmë, është të kthejmë vëmendjen nga format e tjera të përdorimit të tij. Ja disa mënyra alternative për të përdorur vajin e ullirit:

vaj ulliri 22Për t’iu dhënë shkëlqim mobiljeve

Vaji i ullirit është një pastrues i shkëlqyer për mobiljet ose lëndëve të tjera prej druri. Ju mund ta përdorni vajin e ullirit si manikyr për të bërë mobiljet të shkëlqejnë. Nëse e përzieni me pak lëng limoni dhe përdorni një copë të butë, mund të keni mobilje më të bukura.

Për të hequr bojën nga lëkura

Besojeni ose jo vaji i ullirit është jashtëzakonisht i mirë në heqjen e bojës nga lëkura. Pasi ta lyeni lëkurën me vaj, lajeni më pas me ujë dhe sapun dhe shenjat e bojës do të zhduken menjëherë.

Heqës i grimit (makijazhit)

Kur keni një fytyrë plot grim dhe keni dëshirë për ta pastruar, nuk është nevoja të përdorni mjete të ndryshme kozmetike nëse keni vaj ulliri në shtëpi. Ky vaj është më pak gërryes se produktet e tjera kozmetike. Ai zbut poret dhe ndihmon në riparimin e lëkurës. Përdoret shpesh nga gratë që kanë reaksione nga produktet kozmetike.

Fundamenti

Vaj ulliri kujdesi floketBalsam për flokët

Një lugë çaji vaj ulliri mund të jetë e mjaftueshme për t’i zbukuruar flokët. Lëreni për 20 minuta në kokë dhe më pas lajini flokët. Ky proces do t’ju sigurojë flokë më të butë dhe me më shumë shkëlqim. Gjithashtu mund të ndikojë dhe në eliminimin e zbokthit.

Skrab (pastrues) trupi

Një përzierje e vajit të ullirit me sheqer mund të shërbejë për të pastruar fytyrën dhe trupin tuaj. Nëse doni t’i shtoni aromë, mund ta përzieni masën me lëng limoni ose mjaltë, gjithashtu mund t’i shtoni disa pika nga vaji juaj i preferuar.

Ndihmon thonjtë të rriten

Nëse keni probleme me thonjtë dhe dëshironi thonj më të fortë, që rriten më shpejt, mund të provoni të vendosni disa pika vaj ulliri tek kutikulat (rrëza e thoit).

Këto janë disa nga përdorimet e mrekullueshme të vajit të ullirit prandaj sigurohuni që ta keni pjesë të kuzhinës suaj gjithmonë!/ Përshtati në shqip: Elena Beta