GRANDEMALL

Vaji i ullirit/ Si kurë për tensionin, zemrën dhe diabetin

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Njerëzit që konsumojnë një regjim ushqimor mesdhetar vuajnë më pak nga sëmundjet kardiovaskulare. Ekspertët besojnë se çelësi i suksesit të këtij regjimi ushqimor është pikërisht vaji i ullirit. Ky vaj përmban fenolë të cilët janë tepër efikasë në hollimin e gjakut dhe parandalimin e mpiksjes së tij.

Bllokimi i enëve të gjakut konsiderohet një faktor i lartë rreziku për atakun në zemër dhe isheminë. Fenolët tek vaji i ullirit luajnë edhe rolin e antioksidantëve të cilët ulin rrezikun e sëmundjeve kronike.

Përfitime Të Tjera Të Vajit Të Ullirit
Studimet shkencore mbi këtë çështje, tregojnë se vaji i ullirit ka aftësinë të: Përmirësojë tensionin e gjakut dhe nivelin e lipideve, Parandalojë diabetin e tipit 2 dhe të mbajë nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak tek diabetikët, Ulë rrezikun e mpiksjes së gjakut që shkakton atak të papritur në zemër, Të ulë rrezikun e sëmundjeve tumorale

Vaji I Ullirit, Një Zgjedhje E Zgjuar Dhe E Shëndetshme
Vaji i ullirit është gjithmonë një zgjedhje e shëndetshme për konsumatorin për dy arsye.

Hidromorava

Profili I Yndyrnave Të Vajit Të Ullirit
Vaji i ullirit përbëhet kryesisht nga yndyrna mono-të-pangopura e të shëndetshme. Ky profil është i dobishëm për uljen e nivelit të kolesterolit. Kësisoj ju mund ta përdorni vajin e ullirit për të zëvendësuar ushqime si gjalpi dhe yndyrnat e tjera.

Mikroushqyesit
Sipas të dhënave vaji ekstra i virgjër i ullirit përmban mbi 230 përbërës bioaktivë tepër të rëndësishëm për organizmin. Këtu përfshihen edhe antioksidantët, vitamina E dhe polifenolët.

Si Të Ruani Vajin Më Të Mirë Të Ullirit
Mënyra se si blini dhe ruani vajin e ullirit është e rëndësishme për të korrur përfitimet maksimale prej tij. Nxehtësia, drita dhe oksigjeni jo vetëm që e degradojnë shijen dhe aromën e tij por edhe vlerat shëndetësore. Për rezultate më të mira ju duhet: Ta mbani vajin e ullirit në shishe qelqi, në errësirë dhe në një vend të freskët, por jo në raftet që ndodhen sipër furrës. Të blini shishet të renditura sa më thellë në raftet e supermarketeve. Të lexoni etiketat dhe të kuptoni periudhën e ekspozimit të vajit ndaj faktorëve denigrues. Kohëzgjatja ideale e vajit të mirë është 12 muaj. Kura më e mirë është një lugë vaj ulliri në mëngjes.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.