United Hospital

Vaji i ullirit ka efekte pozitive edhe për trurin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Një hulumtim i ri, i bërë në minj, ka sugjeruar që konsumimi i vazhdueshëm i vajit të ullirit mund të parandaloj akumulimin e proteinës tau, e cila është përgjegjëse për disa lloje të demencës, shkruan Medical News.

Për shkak të pranisë së acideve yndyrore që përmban, vaji i ullirit njihet për aftësinë e tij të zvogëloj rrezikun e akumulimit të kolesterinës së keqe në gjak si dhe për parandalimin e sëmundjeve të zemrës.

Së fundmi, shumë studime të bëra kanë sugjeruar që krahas këtyre benefiteve, vaji i ullirit ka edhe veti mbrojtëse për trurin dhe disa funksione neurologjike. Kjo si shkak i pranisë se polifenoleve dhe antioksidantëve, që ai përmban.

FIDANISHTJA

Hulumtuesit kanë përdorur minjtë, për të aprovuar këtë teori. Në eksperimentet e bëra është vërejtur se minjve, të cilëve ju kishin dhënë vaj ulliri për një periudhë të gjatë kohore, kishin një sasi më të ulët të proteinës tau, në krahasim me ata, të cilët nuk kishin konsumuar vaj ulliri. Për më tepër, minjtë që ishin ushqyer me vaj ulliri, kishin edhe funksione kognitive më të mira.

Këto gjetje, tregojnë edhe një herë për benefitet e konsumimit të vajit të ullirit. /Express

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.