Fundamenti

Vaji i ullirit, aleati më i mirë kundër sëmundjeve

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Vaji i ullirit është i pasur me lëndë të ndryshme ushqyese, gjë që e bënë atë një aleat të mirë kundër sëmundjeve të ndryshme.

Vaji i ullirit ka qenë në fokus të shumë kërkimeve shkencore për vite me radhë, të cilat kanë vërtetuar se është një ndër ushqimet më të shëndetshme që natyra i ka falur njeriut.

Ai është i pasur me lëndë të ndryshme ushqyese, antioksidues, yndyra të pangopura, lëndë ushqyese anti-inflamatore që parandalojnë sëmundje të ndryshme, luftojnë radikalet e lira, ulin nivelin e kolesterolit të keq dhe parandalojnë plakjen e parakohshme.

Ja disa nga përfitimet shëndetësore më të rëndësishme të vajit të ullirit, që mund t’ju motivojnë ta përfshini më shumë në dietën tuaj ushqimore.

Lehtëson dhimbjet në pjesë të ndryshme të trupit – Për shkak të përmbajtjes së lartë të lëndëve ushqyese anti-inflamatore për lehtësimin e dhimbjeve në kyçe ose muskuj. Studime të ndryshme kanë treguar se njerëzit që e konsumojnë rregullisht vajin e ullirit vuajnë më pak dhimbje gjatë jetës së tyre se ata që nuk e konsumojnë.

Mobi Casa

Ju ndihmon të humbisni peshë – Vaji i ullirit ekstra i virgjër mund t’ju ndihmojë të bini në peshë, duke qenë se ju jep ndjesinë e ngopjes dhe përmban yndyra të shëndetshme që mund të stimulojnë rënien në peshë. Megjithatë, duhet të konsumohet në sasi të moderuar pasi mund të ketë efekt laksativ.

Parandalon problemet me kujtesën – Për shkak të përmbajtjes së lartë të yndyrave të shëndetshme, vaji i ullirit mund të shtyjë ose parandalojë probleme me kujtesën.

Parandalon kancerin – Një studim i fundit ka zbuluar se njerëzit që e përfshijnë vajin e ullirit në dietën e tyre kanë më pak rrezik të preken nga kanceri. Ky efekt i rëndësishëm mund të lidhet për shkak të përmbajtjes së lartë të acidit oleik, që është yndyra kryesore e gjetur në këtë ushqim. Për më tepër, vaji i ullirit përmban antioksidues, flavonoide, polifenolë etj, që luajnë një rol të rëndësishëm në parandalimin e kancerit, sidomos atë të gjirit.

Lufton diabetin – Një studim i fundit i kryer nga Universiteti i Harwardit ka treguar se “dieta mesdhetare”, që përfshin edhe vajin e ullirit, na mbron edhe nga diabeti i tipit 2. Kjo sepse vaji i ullirit përmban yndyra të shëndetshme që mund të rregullojnë nivelet e sheqerit në gjak dhe prodhimin e insulinës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.